Berisha e akuzon për përfshirje në Portin e Durrësit, Basha publikon dokumentin: Non-grata shpif publikisht

24/11/2022 13:30

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur sot akuzave të Sali Berishës për përfshirje në projektin e portit të ri të Durrësit. 

Në dokumentin e marrë nga Qkb, Basha pretendon se kunati i tij është larguar nga posti i Administratorit. Jo vetëm kaq, por Basha akuzon Berishën se ky i fundit është vetë i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit.

Arsyeja pse non grata gënjen dhe shpif publikisht është që të heqë vëmendjen nga ky fakt: ai dhe oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit. Dhe jo vetëm aty“- shkruan Basha në Twitter.

 

Top Channel