Fshati Godvi, në njësinë administrative Zerqan, të bashkisë Bulqizë ka 200 banorë që nuk marrin shërbim shëndetësor.

Ndërrimi i sistemeve i la pa qendër shëndetësore sepse kurrë nuk ka qenë funksionale as godina e ndërtuar që është kthyer në magazinë.

Para disa vitesh, banorët me kontributin e tyre dhe teqesë së Bllacës, përshtatën një ambient për tu përdorur për qendër shëndetësore por larg kushteve të duhura për shërbime.

Banorët e këtij fshati jo vetëm që nuk kanë qendër shëndetësore, por nuk kanë as mjek dhe infermier,  përveç një punonjëseje që vjen një herë në javë.

Top Channel