Kandidatët e Alibeajt për vendoret/ Berisha: Janë në emër të Ramës. Financimet në fushatë? Do i drejtohemi anëtarësisë

24/11/2022 12:00

‘Gjoja kandidatë, në emër të Edi Ramës’, kështu i konsideroi Sali Berisha emrat që Enkelejd Alibeaj do të prezantojë si kandidatë për zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Cdo kandidat që del gjoja, është në emër të Edi Ramës, kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Ramën si armikun numër një të PD. Si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD, dhe do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime.

PD është në të drejtën morale dhe kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur.” -u shpreh Berisha ndërsa tha se për financimet e fushatës do kërkojë kontribut nga anëtarësia.

“Edi Rama ia jep financimet atyre që i ka dhe përdor, mbahemi me rrogat tona, dhe me financimet që bën anëtarësia. Do kërkojmë financime nga anëtarsia dhe me to do ecim.” përfundoi Berisha.

Top Channel