Kryeministri përdori Nolin e Konicën për të etiketuar opozitën/ Spaho i përgjigjet me Bob Dylan

24/11/2022 13:40

“A do qumësht a do dhallë gomaricat vijnë vërdallë. Tërë mëmëdhetarët pa atdhe që vijnë vërdallë si gomaricat e Faikut janë përndezur e hedhur në sulm frontal …” janë këto disa nga etiketimet që kreu i qeverisë bëri në drejtim të opozitës, ndërsa mbronte në parlament marrëveshjen për Portin e ri të Durrësit.

Në përgjigje, edhe pse ndër deputetët më të vjetër në seancë, demokrati Edmond Spaho, zgjodhi t’i përgjigjet, kreut të qeverisë me titullin e një kënge nga Bob Dylan, ‘Man gave names to animals’.

“Dua të bëj replikë me ofendimet që kryeministri i drejtoi opozitës si gomarica, gjelë deti, sharlatanë, lopë dhe i referohej Nolit dhe Konicës për të gjithë këto epitete.

Nolin e Konicën s’e kam lexuar aq sa Rama e Elisa. Por po i përgjigjem me Bob Dylan: Man gave names to all animals.

Kështu njeriu i dha emrin derr derrit se prodhonte mish, lopës se jepte qumësht, gomarit se bënte ndonjë punë.

Kam vrarë mendjen, sikur Rama të kishte jetuar në atë kohë c’emër do i vinin: Gjel Deti jo, se s’ka det në Surrel, luan, tigër, leopard, jo se i mbush brekushet e Surrelit, Hienë, psh.. se hiena ha vetëm mish kurse ky ha si hiena vetëm një gjë.” u shpreh Spaho.

 

Top Channel