E enjte, 21 Dhjetor 2023
10:55
Bardhi: Vendim antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, akt i mirëfilltë politik

Deputeti Gazment Bardhi e konsideron vendim antikushtetues miratimin në Kuvend të kërkesës së SPAK për ish-kryeministrin, Sali Berisha.

10:48
Berisha: Jam më i fortë se kurrë, kjo kauzë do triumfojë! Vendimet ndaj meje ilegjitime

Ish-kryeministri Berisha pas përfundimit të protestës, ka folur nga selia blu, ku u shpreh se ndihet më i fortë se kurrë dhe të gjitha vendimet e marra ndaj tij janë ilegjitime dhe një hakmarrje politike në shkelje me çdo parim të ligjit.

10:45
Greqia do të dërgojë anije luftarake në Detin e Kuq

Greqia do të dërgojë një fregatë në Detin e Kuq, ka njoftuar mëngjesin e së enjtes ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias.

10:43
Berisha mbetet “i vetëm” pas votimit për arrestimin e tij, afrohen Noka dhe Vokshi

Ish-kryeminisri Sali Berisha largohet vetëm nga salla e Kuvendit, pas mbylljes së seancës plenare, pasi iu hap hap rruga arrestimit të tij pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

10:43
SHBA-ja dhe Venezuela këmbejnë të burgosur

Shtetet e Bashkuara të Amerikës liruan një aleat të ngushtë të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, në këmbim të lirimit të 10 amerikanëve të burgosur në vendin e Amerikës Jugoredhe të kthimit të një të arratisuri të njohur si “Fat Leonard”,

10:40
“Pa imunitet më i fortë se kurrë”! I shoqëruar nga badigardët, Berisha marshon me protestuesit drejt Selisë së PD-së

Nga sot, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka më imunitet. Kuvendi i dha me 75 vota pro autorizim SPAK për arrestimin e deputetit Berisha.

10:39
Berisha: Do protestojmë para çdo institucioni të narko-shtetit! Fton strukturat të mobilizohen

Ish-kryeministri Berisha pas daljes nga Kuvendi, ku u miratua kërkesa e SPAk për arrestimin e tij, iu bashkua protestës së mbështetësve të tij.

10:36
Maliq, 55-vjeçari humb jetën në një motel! Dyshohet se…

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në një motel në Maliq.

10:31
FOTO LAJM/ Zhupa dhe Vokshi garë kush bën më mirë kameramanen për Berishën

Deputetet demokrate Ina Zhupa dhe Albana Vokshi i kanë asistuar ish-kryeministrit Sali Berisha në përcimin e mesazhit nga ambientet e brendshme të Kuvendit, ku po votohej për heqjen e imunitetit të deputetit.

10:22
A do t’i bindet vendimit, Berisha: Vendim antidemokratik, prononcim pak më vonë

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të ketë një komunikim më vonë në media, ndërsa e konsideron një vendim antidemokratik dhënies së SPAK autorizimin për arrestimin e Berishës.

10:10
Parlamenti i jep autorizim SPAK për arrestimin e Berishës

Parlamenti i dha sot autorizim SPAK për arrestimin e deputetit Sali Berisha me 75 vota pro.

10:08
Pezullimi i ligjit për studentët, zhvillohet seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese 

Në orën 10:00 ka nisur seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë nga 3-5 vite në Shqipëri, më pas të marrin diplomën. 

10:07
Seanca plenare/ Deputetët e PD ndezin tymuese blu, karriget të grumbulluara, Berisha nuk pranon të marrë fjalën

Me karriget e grumbulluara mes Kuvendit, ka nisur seanca plenare.

10:00
“Garda jashtë”, mbështetësit e Berishës nisin protestën para Kuvendit, ndezin tymuese rozë

Me tymuese, brohorima e parrulla, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë nisur protestën jashtë ambienteve të Kuvendit, në të njëjtin moment kur në ambientet e brendshme kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka çelur seancën plenare, me çështje të parë në rend dite heqjen e imunitetit të deputetit Berishës.

09:56
Protestuesit ndjekin live Nokën kur vendos karriget para Gardës në Kuvend, Nallbati tenton të futet nga dera anësore

Ndërkohë që punonjësit e Gardës kanë bllokuar hyrjen e parlamentit, duke krijuar tensione mes tyre dhe deputetëve, protestuesit janë kthyer në tifozë.

09:50
Argita Malltezi i bashkohet protestës

Argita Malltezi vajza e Sali Berishës i është bashkuar protestës së opozitës pak minuta pasi ajo kishte filluar.

09:47
“O sot, o kurrë”, Berisha nga salla e Kuvendit: Sot, një ditë beteje! Këta shushunja thithin gjakun e më të varfërve

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një ditë beteje, këtë të enjte.

09:34
“Meqë doni të bëni kamikazin…”, Noka përplaset me Gardën, nis grumbullimi i karrigeve në foltore

Grumbullimi i karrigeve në Kuvend ka nisur nga deputetët e opozitës para nisjes së seancës plenare.

09:32
Përleshje mes demokratëve dhe policisë para Kuvendit, gratë më të revoltuara

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë përplasur me gardën në Kuvend, në përpjekje për të çarë kordonin e policisë.

09:25
Foto Lajm/ Me një tufë me presh në dorë, ja si zgjodhi të protestojë deputeti Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka protestuar në mënyrë simbolike, duke mbajtur një tufë presh në dorë, ndërsa ka veshur manetelin e bardhë ku shkruhet “STERILIZIM”, dhe mban në dorë një fletë të bardhë ku shkruhet ASHBR.

09:20
I shoqëruar nga Vokshi, Bylykbashi dhe Noka, Berisha mbërrin në Kuvend! Gati për seancën për heqjen e imunitetit

I shoqëruar nga Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Flamur Noka, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të zhvillohet seanca për heqjen e imunitetit të tij si deputet.

09:18
Kapet me pistoletë në qendër të Tiranës, arrestohet Mateo Hysko! Çfarë tha për policisë

Ditën e sotme, ku do zhvillohet protesta e opozitës dhe njëkohësisht do zhvillohet edhe Kuvendi që pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, është arrestuar një 42-vjeçar të cilit iu gjet një pistoletë me vete.

09:16
Deputetët e PD nisen drejt Parlamentit/ Ndryshon plani! Berisha do të shkojë direkt në Parlament

Pas një pritje disa minutëshe në Kështjellën blu, deputetët demokratë mbështetës të Berishës janë drejtuar drejtë Kuvendit të Shqipërisë.

09:12
Opozita në protestë! Berishës i bashkohet edhe grupi i Bardhit

Deputetët e opozitës po mblidhen në selinë e PD-së dhe po presin ardhjen e Berishës.

08:56
Deputetët e opozitës mblidhen në selinë e PD-së, Luçiano Boçi: Do jemi edhe në Kuvend edhe me protestuesit

Deputetët e opozitës po mblidhen në selinë e PD-së dhe po presin ardhjen e Berishës.

08:44
Fotolajm/ SPAK kërkon arrestimin, socialistët dhe Nikolla mbërrijnë dy orë para në Kuvend

Socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend, në saj të masave të marra nga Policia e Shtetit me qëllim shpërndarjen e protestës së ish-kryeministri Berisha.

08:35
Protesta e Berishës/ Perimetri i Parlamentit dhe Presidencës i blinduar nga forcat e policisë

Ditën e sotme pritet të mbahet protesta e opozitës, po në të njëjtën ditë, kur pritet që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.

08:30
Kuvendi gumëzhin nga rrotat e autobotëve, mjetet dhe efektivët e Policisë! Si paraqitet situata në PD

Pamja duket e qetë në këto orë të para të mëngjesit të sotëm në selinë e Partisë Demokratike, shumë ndryshe nga gjendja në kryesinë e Kuvendit ku toka gumëzhin nga mjetet e policisë të cilat kanë bërë blindimin e presidencës dhe Parlamentit si masë paraprake për të parandaluar ose minimalizuar dëme që mund të kryen nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri Berisha.

08:20
Rama: 586 zjarrfikës shpërblehen me një pagë mujore në fundvit dhe 38 të tjerë që shkuan në Greqi me dy paga

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës këtë fundvit do të kenë si shpërblim një pagë mujore shtesë, këtë lajm e dha ditën e djeshme ministri Balla pas mbledhjes së qeverisë.

08:20
Video/ Opozita në protestë! Forcat policore në protokollin anti-tubim, rrethohet kryesia e Kuvendit! Çfarë po ndodh

Policia e Shtetit ka marrë masa paraprake për parandalimin e incidenteve gjatë protestës së Berishës, e organizuar në të njëjtin moment kur Kuvendi pritet të japë autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit.

08:06
Lukaku drejt Arabisë Saudite, oferta për belgun është gati

Romelu Lukaku në Arabinë Saudite? Është një hipotezë për të cilën u fol shumë verën e kaluar dhe që do të diskutohet shumë edhe në muajt në vijim.

08:00
SHBA dënoi testet e Koresë së Veriut me raketë balistike! Pheniani paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se Pheniani nuk do të hezitojë të ndërmarrë një sulm bërthamor nëse një armik e provokon atë me armë bërthamore, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve.

07:45
Berisha drejt arrestimit/ Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK, opozita rrethon godinën! Skenarët që parashikohen

Kuvendi mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ndërsa në pikë të parë të rendit të ditës është dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

07:33
​Zbulohet vaksina “premtuese” për uljen e kolesterolit

Një vaksinë pak e kushtueshme mund të zvogëlojë kolesterolin e lartë dhe rrezikun e sëmundjeve si ato të zemrës dhe goditjet në tru brenda 10 vjetëve.

07:21
DASH: Serbia t’i kthehet dialogut të lehtësuar nga BE-ja

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka folur në një konferencë për media edhe mbi zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi, të cilat janë kritikuar për parregullsi nga OSBE-ja.

07:09
Rrezikohet fushata e Trumpit! Dispozita në Kushtetutë që mund ta lërë jashtë presidencialeve

Dy fjali të shtuara Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara 155 vjet më parë rrezikojnë përpjekjet e Donald Trumpit për t`u rikthyer në krye të Shtëpisë së Bardhë.

07:00
Reshje të dobëta dhe temperatura relativisht të ulëta! Njihuni me parashikimin e motit për sot

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Durrës dhe Tiranë, ndërsa lokalisht të dobëta ose nuk priten reshje në të gjitha qarqet e tjera.

E mërkurë, 20 Dhjetor 2023
23:39
“Bankieri që pastroi 500 mln euro”/ Dokumentari holandez zbulon historinë e Thanas Bakos nga Saranda, si i ‘rekrutonte punonjësit’

“Holland Crime Boulevard” ka publikuar një dokumentar lidhur me historinë e Thanas Bako, 52-vjeçarit nga Saranda, i arrestuar në Athinë për pastrim e parave të trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

23:27
Rruga e vrasësit në burg! Karamuço shpjegon hapat e Mjaçajt: Revolverin ia solli një gardian, pasi vrau Lleshin…

Eksperti Ervin Karamuço shpjegoi sonte në “Top Story” rrugën që ndoqi Sokol Mjaçaj për të vrarë Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit.

23:10
“Mjaçaj ka probleme nga fëmijëria”/ Karamuço: Është ushtari dhe korrieri i grupeve! Gazetarja: Kush ia pagoi paratë…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, duke analizuar profilin e Sokol Mjaçaj në Top Story, thotë se ai ka probleme që nga fëmijëria që arriti të vrasë dy turistët çekë në 2025-tën.

22:54
“Çudi e madhe si burgu i merr vesh lajmet aq shpejt”/ Karamuço zbulon çfarë ka ndodhur në burgun e Peqinit

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në një diskutim për sigurinë në burgje sot në “Top Story”, tregoi për shkeljen që sipas tij bëhen në institucionet e sigurisë.

22:47
“Nuk keni të drejtë të gënjeni”/ Bregu përplaset në “Top Story” me deputetin e PS-së: Ushqimi që gatuhet në burg shitet…

Pedagogu Zylyftar Bregu kundërshtoi deklaratën e deputetit të Partisë Socialiste, Denis Deliu, për ushqimin që konsumojnë të burgosurit.

22:37
Zylyftar Bregu: Të burgosurit hanë ushqimin e tyre nga jashtë, administrata ushqen korrupsionin

Pedagogu Zylyftar Bregu ka renditur sot në Top Story problematikat në burgje të cilat rrallë raportohen dhe sjellin ngjarje të rënda si ajo e pak ditëve më parë në Peqin.

22:22
Blinken: Izraeli të përqendrohet tek operacionet që kanë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit

Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli të ulë intensitetin e operacioneve të tij ushtarake në Gaza, duke u përqendruar më shumë tek operacionet që kanë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit dhe infrastrukturën e tij, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

22:00
Inside Story/ “Shoqja humbi ndjenjat”, e mitura tregon parandalimin e tragjedisë

Ka kaluar kohë por ende nuk ka pasur një debat të mirëfilltë në lidhje më këtë fenomen shqetësues që kërcënon mirëqenien e fëmijëve shqiptarë.

21:53
Inside Story/ Dosja e vetëvrasjes së 11-vjeçarit, a u ndikua nga rrjetet sociale?

Ishte 6 maj i vitit 2021 kur salla operative e Komisariatit të Policisë së Shkodrës u njoftua se në Spitalin Rajonal kishte shkuar një pacient i mitur i cili ishte pa shenja jete.

21:51
Inside Story/ Dhjetëra raportime, policia tregon si bien fëmijët në kurthet e “grabitqarëve” online

Inside Story i është drejtuar Policisë së Shtetit me një kërkesë për informacion nëse ka pasur raste të denoncuara apo trajtuara në lidhje me lojëra të rrezikshme online.

21:49
Inside Story/ Detaje tronditëse!13-vjeçari video në “TikTok” para se të vetëvritej

Shtatë muaj më vonë, në 21 nëntor të vitit 2021 fshati Golem i Lushnjës u trondit nga lajmi se një 13-vjeçar ishte vetëflijuar.

21:48
​ Pas atentatit ndaj separatistit, Modi thotë se disa ‘incidente të vogla’ nuk prishin lidhjet Indi-SHBA

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi u zotua sot të hetonte mbi akuzat e tentativës së atentatit ndaj një eksponenti separatist indian në SHBA, duke u justifikuar se “disa incidente të vogla” nuk mund të nxjerrin nga binarët lidhjet diplomatike mes dy vendeve.

21:36
Inside Story/ “Charlie Charlie”, loja e rrezikshme në internet që luhet masivisht nga minorenët

Sfida “Charlie Charlie” është një tjetër lojë kontroverse e konsideruar e rrezikshme.

21:25
Krimet mjedisore, gjatë një viti janë evidentuar 490 raste

Krimet mjedisore janë vënë në  prioritet të punës së policisë së shtetit.

21:24
Inside Story/ Sfida në internet që po merr jetë fëmijësh, rrëfimi i frikshëm: Do të fillosh të shohësh ëndrra…

Duke qenë hapësira të mirë menduara për të thithur sa më shumë audiencë dhe përdorues, rrjetet sociale apo platformat e lojërave shpesh nuk kanë shumë parime.

21:18
Inside Story/ Rreziqet për fëmijët online, “TikTok” kryeson në numrin e raportimeve diplomatike

“Tik Tok” është një nga rrjetet sociale “fajtore” për rrëmbimin e shpejtë dhe pa kuptuar të kohës së përdoruesve, e sidomos fëmijëve apo adoleshentëve.

21:04
Partizani fiton për herë të tretë Superkupën e Shqipërisë

Partizani triumfon në Superkupën e Shqipërisë, me kryeqytetasit që fituan minimalisht 1-0 përballë Egnatias në Arenën Kombëtare, duke koleksionuar kështu trofeun e katërt në histori.

21:01
Milan në merkato, “Djalli” afron një sulmues dhe ishin e Barcelonës

Merkato e janarit është “pas dere” dhe tashmë klubet kanë nisur të bëjnë planet për të forcuar pikat e dobëta.

20:40
Do pashaportë Bullgare, shko në Ostren! Fiksi blen për 10 mijë lekë vërtetim të origjinës bullgare në Bulqizë

Fiks Fare vërtetoi mbrëmjen e sotme me zë e figurë se sa e lehtë është të blesh një vërtetim të origjinës bullgare në Ostren të Bulqizës, nuk ka rëndësi se çfarë origjine ke.

20:31
Vendimi i Qeverisë/ Ja cilat janë profesionet e lira që do të tatohen nga 15-23% duke nisur nga 1 janari 2024

Qeveria ka miratuar profesionet e lira që do të jenë në regjim tatimi nga 15-23% duke nisur që nga 1 janari i vitit 2024.

20:12
“Teherani organizoi sulm kundër një sinagoge”/ Irani thërret ambasadorin e Gjermanisë

Ministria e Jashtme e Iranit ka thirrur në një takim ambasadorin gjerman në Teheran, për të protestuar kundër një vendimi, i cili e përfshiu Republikën Islamike në një komplot për ta sulmuar një sinagogë në Gjermani vitin e kaluar.

20:08
Rrezikon nëntë vite burg, vendoset data e gjyqit të Dani Alves

Ish-futbollisti i Barcelonës, Dani Alves është prej thuajse një viti pas hekurave të një burgu në Barcelonë.

19:56
Kalendari i kryeveprave/ Shfaqjet që do jepen gjatë vitit 2024 në skenën e Teatrit të Operas

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka prezantuar sot Kalendarin Artistik për vitin 2024.

19:54
Barnat me listën e vjetër/ Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve: Pati mungesa

Viti 2023 po mbyllet dhe për qytetarët nuk pati një listë të re të barnave të rimbursueshme.

19:51
Inflacioni nën kontroll/ Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit të lekut, për ta lënë në nivelin 3.25%.

19:40
SPAK kërkon autorizim për arrestimin e Berishës, depozitohet në Kuvend raporti i PS

Dy ditë pasi Këshilli i Mandateve miratoi kërkesën e SPAK për autorizimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, sot janë depozituar në Kuvend dy raporte të ndara, ai i shumicës socialiste dhe i deputetit Enkelejd Alibeaj. 

19:33
Berisha do rrethojë Kuvendin! Plani: Protestuesit nuk do të lejojnë hyrjen e deputetëve të PS

E enjtja parlamentare pritet të prodhojë vijimin e protestës me flakadanë në sallën plenare dhe atë jashtë kuvendit ku do të protestojnë mbështetësit e Sali Berishës, ditën kur do të miratohet autorizimi i SPAK.

19:25
Irlanda padit Londrën në Gjykatën Evropiane për ligjin e amnistisë të konfliktit në Irlandën e Veriut

Shteti i Irlandës njoftuar sot veprim ligjor kundër qeverisë së Londrës për një ligj të kontestuar imuniteti ndaj atyre që janë përfshirë në konfliktin në Irlandën e Veriut.

19:24
Varianti i ri i Covid po përhapet me shpejtësi, OBSH këshillon si mund të parandaloni

Një nënvariant i llojit Omicron i koronavirusit është klasifikuar si një variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për shkak të “përhapjes së tij me shpejtësi në rritje”.

19:21
Minus 200 mln euro financime të huaja/ Investimet në infrastrukturë dhe në mbrojtje, mbetën në mes

Gjatë 2023-it investimet publike janë realizuar me më pak fonde të huaja. Qeveria ka ndryshuar nëpërmjet akteve normative dy herë buxhetin gjatë këtij viti.

19:20
Autorizimi i kërkesës së SPAK, Alibeaj raport për ish-kryeministrin Sali Berisha: Të lejohet arrestimi i tij

Enkelejd Alibeaj, përmes një raporti drejtuar Kuvendit, kërkon që të votohet në seancë plenare kërkesa për për dhënien e autorizimit, të kërkuar nga SPAK “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

19:11
Biden “shuan” shpresat e Izraelit për pengjet: Ende asnjë marrëveshje në sfond

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi se nuk ka ende një marrëveshje mes Izralit dhe Hamasit për pengjet.

18:48
Spanja vlerëson marrëveshjen e emigracionit të BE si ‘çelës’ për menaxhimin e kufijve

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ngrinte lart sot marrëveshjen e Bashkimit Evropian për reformimin e ligjeve të emigracionit, duke e quajtur “çelës” për menaxhimin e kufijve dhe të të ardhurve në vendin e tij.

18:47
U shkëmbye dikur me Lorik Canën, rikthehet në shtëpi pas 16 vitesh

Galatasaray dhe Lazio bënë një shkëmbim mes tyre në verën e vitit 2011. Lorik Cana u transferua në “Olimpico”, ndërkohë që Fernando Muslera kaloi në Stamboll.

18:42
“Nuk dimë as kush është prokurori”, familja e Liridona Ademajt kërkon informacion për hetimin

Familja e 30-vjeçares Liridona Ademaj, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Prishtinë, i kanë bërë kërkesë Prokurorisë për takim për t’u informuar rreth ngjarjes.

18:39
Prindërit kanë mbetur pa fjalë nga lista e dëshirave që vajza e tyre i ka kërkuar Babagjyshit

Lista e Krishtlindjeve e një vajze 13-vjeçare ka lënë pa fjalë prindërit e saj.

18:26
Doktori amerikan dënohet për vrasjen e bashkëshortes pasi pretendoi se ‘ra nga shkallët’

Një doktor fertiliteti në Kaliforni që prej vitesh pretendonte se gruaja e tij vdiq aksidentalisht pasi ra nga shkallët, është shpallur fajtor për vrasjen e qëllimshme të saj.

18:20
Çfarë po ndodh me Izraelin? Autoritetet izraelite gjejnë “zgjidhjen” për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, pritet të krijojnë korridor detar

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, vuri në dijeni se vendi do të përshpejtojë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza përmes një korridori detar nga Qipro.

18:18
2 mln euro dëm shtetit me nipte fiktive! Drejtoria e Tatimeve shpjegon sesi funksiononte skema e mashtrimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka reaguar lidhur me skemën e mashtrimit për evazion fiskal ku thotë se kompanitë lëshonin fatura fiktive në mënyrë që të rrisnin shpenzimet, duke i barazuar me të ardhurat dhe të paguanin më pak tatim-fitim.

18:05
Gjykata e Lartë në Kolorado ndaloi Trump të garojë në zgjedhje, debate në opinionin publik

Gjykata e Lartë e Kolorados vendosi dje që zoti Donald Trump nuk ka të drejtë të mbajë detyrën e Presidentit dhe emri i tij nuk mund të jetë në fletën e votimit në zgjedhjet paraprake të këtij shteti për shkak të rolit të tij në trazirat e Kapitolit në vitin 2021. Vendimi pritet të apelohet avokatët e zotit Trump në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

18:00
Goditja e madhe/ “Ndër 5 sulmuesit më të mirë”, Arsenali përgatit 100 mln paund

Pezullimi për shkak të basteve sportive po përfundon dhe bashkë me të mund të vijë transferimi tek Arsenali.

17:56
Debat në rrjet, detaji i dyshimtë në kartolinën e familjes mbretërore

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re diçka të dyshimtë në kartolinën e fundvitit nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi William dhe Kate Middleton.

17:50
Basketbollisti amerikan pranon vrasjen e mjekes së re në komplotin makabër me të dashurën

Një ish-basketbollist profesionit në SHBA ka pranuar dje se ka mbytur me një kavo kompjuteri një asistente mjeksore në Washington të cilën e kishte joshur si pjesë e një plani djallëzor me të dashurën e tij, tha policia.

17:46
Ekskluzive/ Eraldo Rexho: Arbana qau në kishë, kërceu dhe këndoi në darkë në dasmë

Teksa ka rrëfyer gjithë momentet e shënjuara të këtij viti, gazetari Eraldo Rexho ka veçuar si një prej kujtimeve më të vecanta dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, verën që lamë pas.

17:43
Vajzat që i përkasin kësaj shenje horoskopi, janë më dinamike dhe luftarake

Femrat kanë shumë role dhe balancojnë jetën e tyre mes të gjithëve. 

17:41
“Të heq qafe…”, zbardhen audiot e fundit të shqiptarit që vrau me thikë gruan shtatzënë në Itali

Një foto e shqiptarit Bujar Fandaj e tregon atë teksa pi duhan dhe shikon drejt kamerës:

17:31
Sherr brenda familjes për para? Plagoset “ish”-i i Napolit

Ezequiel Lavezzi ka përfunduar në spital. Ish-futbollisti i njohur i Napolit, PSG-së dhe kombëtares argjentinase, është sulmuar me thikë në Uruguaj.

17:23
Qeveria e re e Polonisë shkarkon krerët e TV shtetëror, të radios dhe prezantuesit e lajmeve

Lëvizja vjen pas akuzave për ‘raportime të njëanshme të lajmeve dhe për transmetim propagande’ kur partia ‘PiS’ ishte në pushtet.

17:19
Shpresa për të shuar urinë në Gaza/ Karvani i kamionëve nga Jordania furnizojnë palestinezët me ushqime

Karvani i parë i ndihmës që udhëton nga Jordania në Gaza, që nga fillimi i luftës, ka dërguar ushqim në enklavën palestineze.

17:19
U rrëzua kërkesa për Berishën, zbardhet vendimi i GJK: Vetëm Kuvendi ka tagrin…

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e një grupi deputetësh të opozitës që kërkuan rrëzimin e masave të GJKKO-së ndaj Sali Berishës.

17:05
Kaos në klubin e Serie A, “Guardia di Finanza” i sekuestron aksionet në masën 100%

Probleme në horizont për klubin e Serie A, Hellas Verona dhe presidentin e saj Maurizio Setti.

17:00
Pioli merr dhuratën e Krishtlindjes, “Ibrën poshtë pemës”

Zlatan Ibrahimovic zbret në fushë, ish-sulmuesi suedez ka nisur aventurën e tretë te Milani, këtë herë si drejtues, pasi vetëm pak ditë më parë mori detyrën e këshilltarit të shoqërisë RedBird, që ka edhe pronësinë e kuqezinjve.

16:59
Ish-doktori burgoset 24 vjet në Francë për rolin në gjenocidin në Ruanda

Sosthene Munyemana është personi i gjashtë që shpallet fajtor në Francë për përfshirjen ne vrasjet masive të minoritetit Tutsi në Ruanda.

16:49
“Veprojmë si me Davids”/ Barcelona në kërkim të një mesfushori, dy opsione për Xavin

Xavi pret një mesfushor dhuratë nga merkato e janarit. Barcelona ka nevojë për një përforcim në repartin e mesit të fushës për të zëvendësuar Gavin e dëmtuar, i cili ka mbyllur sezonin.

16:45
Stoltenberg: Siguria në Kosovë, thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se ruajtja e një mjedisi paqësor dhe të sigurt në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.

16:26
Punonjësi i thertores sulmohet nga demi në Turqi, humb jetën

55 vjeçari Kadir Bilen po punonte në një therrote lopësh në Suluova, në Turqinë qendrore kur kafsha e goditi disa herë me bri, edhe pse kolegët e tij tentonin dëshpërimisht të hapnin derën për ta çliruar.

16:15
Polemika për vrasjen e Liridonës/ Pacolli e akuzoi për shantazh, Curri: S’ndajmë të njëjtat vlera, ai ka paratë, unë…

Deklarata e disa javëve më parë e analistit Arjan Curri në emisionin “Top Story” të Gruda Dumës, ku implikonte emrin e politikanit Behgjet Pacolli, në vrasjen e Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naim Murseli, hapi një “front” reagimesh mes palëve.

16:06
Finlanda nënshkruan marrëveshje për mbrojtjen me SHBA, mbyll kufirin me Rusinë

Këtë javë Finlanda nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë qasje ushtrisë amerikane në bazat finlandeze.

16:05
Kërkuan pezullimin e masës ndaj Berishës, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të opozitës

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare kërkesën e 30 deputetëve, të cilët kishin kërkuar shpalljen si antikushtetues të masës detyrim paraqitje vendosur më 20 tetor ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe rikonfirmuar edhe në 26 tetor.

16:03
Mediat: Ukraina nxjerr në frontin e luftës të burgosurit, sipas shembullit të Putin

Në një tjetër zhvillim të vrazhdë nga Ukraina, sot raportohej se qeveria e Kievit do të nxjerrë të luftojnë në front dhe të burgosurit, siç ishte raportuar më herët se ka bërë dhe presidenti rus Vladimir Putin, për të kompensuar radhët e zbrazura ushtarake të masakrave në front.

16:01
Ukrainë/ Depoja e Kryqit të Kuq shkatërrohet nga bombardimet

Një magazinë që i përket Kryqit të Kuq të Ukrainës është shkatërruar në një sulm me granata, tha organizata. 

15:51
“Vit i tmerrshëm te Napoli, Gattuso s’më fliste fare! Qaja nga dëshpërimi”

Hirving Lozano kaloi katër sezone te Napoli, klub nga i cili u largua me polemika. Sulmuesi meksikan i dha fund aventurës italiane në shtator dhe vendosi të rikthehej te PSV.

15:49
SHBA kryen stërvitje me Japoninë e Korenë e Jugut, si përgjigje ndaj Koresë së Veriut

Bombarduesit amerikanë me rreze të gjata veprimi kryen stërvitje të përbashkëta me avionët luftarakë të Japonisë dhe Koresë së Jugut të mërkurën, në shenjë force kundër Koresë së Veriut, e cila e kreu testin e parë të raketës balistike interkontinentale pas pesë muajve.