Pretendimet e Izraelit për vrasjen e gjysmës së komandantëve, reagon Hezbollahu: Fjalë qesharake për t’u ngritur moralin ushtarëve

25/04/2024 08:23
Luftëtarë të Hezbollahut

Organizata e Hezbollahut që është e angazhuar në shkëmbime zjarri të përditshme në kufirin Liban-Izrael, ka mohuar pretendimet e izraelitëve mbi vrasjen e gjysmës së komandatëve të grupit militant.

Në reagimin e Hezbollahut, thuhet se këto ide krijoheshin nga izraelitët për të ngritur moralin e ushtarëve të tyre.

“Fjalë qesharake që synojnë të ngrejnë moralin e ushtarëve izraelitë që morën goditje të dhimbshme në Arabinë Al Aramshe dhe në veri të Akresë”,- thuhet në reagimin e bërë.

Së fundmi grupi militant ka përshkallëzuar sulmet kundër Izraelit mes tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme pas sulmit të Iranit në tokën izraelite si kundëpërgjigjie të vrasjes së disa prej komandantëve iranianë në një ndërtesë konsullore në Siri.

Javën e kaluar një sulm i Hezbollahut në Arab Al Armshe, një fshat kufitar me Izraelin verior, vrau 13 ushtarë izraelitë.

Top Channel