Thasë më hashash në Korçë/ Kapen dy persona që po tentonin ta shisnin, sekuestrohet një “Audi” dhe një sasi eurosh

25/04/2024 13:19

Dy persona janë arrestuar në Korçë, pasi u kapën duke transportuar 3 thashë me kanabis.

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” u bë e mundur arrestimi i 29-vjeçarit K.Sh nga fshati Voskop dhe i 38-vjeçarit H.M nga fshati Vashtëmi.

Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., u gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg kanabis. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjeti tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Top Channel