Libraria kombëtare franceze ‘vë në karantinë’ librat e vjetër, të dyshuar për përmbajtje helmi (fotot)

25/04/2024 17:16

Në një zhvillim të çuditshëm nga Parisi, libraria kombëtare e Francës thotë se ka izoluar katër libra të rrallë të shekullit të 19-të me arsyetimin e kopertinat e tyre në ngjyrë të gjelbër të shkëlqyer, besohet se përmbajnë arsenik.

Libraria tha dje se prekja e librave, të cilët besohet se janë printuar në Britani, mund të shkaktojë lëndime prandaj janë hequr nga raftet për analiza.

“Kemi vendosur në karantinë këto punime dhe një analizë e jashtme laboratorike do të përcaktojë se sa arsenik është prezent në secilin volum”, thuhej në një deklaratë.

Institucioni identifikonte kopjet e dyshimta pas sinjalizimeve të disa studiuesve amerikanë që thanë se kimikati i dëmshëm përdorej në ngjyrimin e kopertinave.

Arseniku me pigment të gjelbër njihej ndryshe si “e gjelbër Parisi” ose e gjelbra e Scheele, sipas emrit të shpikësit të saj gjerman.

Sipas teorisë së ngritur në 2019 nga Universiteti i Delaware, studiuesit kanë hartuar tashmë një listë të gjatë të “librave të rrezikshëm” që kanë përfshirë në projektin e tyre të korrektimit.

Libraria kombëtare franceze përmban rreth 16 milionë tituj në listën e librave te saj.

Në listën e “librave të rrezikshëm” gjenden volume të famshme si ‘Baladat e Irlandës’ nga  Edward Hayes, i publikuar në 1855, një antologji bilinguale poezisë së Rumanisë nga Henry Stanley e vitit 1856,  dhe një volum i “Shoqërisë mbretërore të ortikulturës”, i viteve 1862-63.

Zyrtarët thonin se do të ekzaminonin dhe libra të tjerë për rrezikun e njoftuar duke i hequr nga raftet, shkruan rrjeti The Guardian.

Arseniku në ujë ose ushqim raportohet se shkakton plagë të lëkurës dhe zyrtarët thonë se rreziku kryesor është për punonjësit e librarisë ose studiuesit që i prekin ato më shpesh.

FOTO GALERI
1/3
Libraria tha dje se prekja e librave, të cilët besohet se janë printuar në Britani, mund të shkaktojë lëndime

Top Channel