“Do të më marrë djalin dhe dy pronat”, konfliktet dhe përfundimi në gjykatë, flet bashkëshorti i këngëtares Maja: Ka pasion për urdhër mbrojtje!

25/04/2024 13:49

Arben Shuaipi, bashkëshorti i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Maja, ka dhënë këtë të enjte një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, ku ka treguar versionin e tij të historisë për konfliktet mes tyre.

Ai ka deklaruar se janë në proces ndarjeje, teksa mohon në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Sipas tij, këngëtarja i bën këto akuza për t’i larguar djalin dhe për të marrë dy pronat që sipas tij i kanë në pronësi të dy.

“Nuk e di pse është e pasionuar nga urdhri i mbrojtjes. Unë kam ikur në Itali pikërisht prej këtij presioni që ajo bën. Nuk e di se çfarë kërkon zonja. Unë dhe me vendim gjykate nuk e kam djalin.

Unë kam interes në rritjen e mirë të fëmijës. Kam kërkuar nga zonja që të kishim ndarje konsensuale, kurrë nuk është ulur dhe të kishte një ballafaqim me mua…

Mesa duket benefiti është largimi nga dy pronar që ne i kemi të përbashkëta dhe largimi nga fëmija. Duket qartë. Pronat nuk janë të miat, janë e të dyve dhe që kemi sakrifikuar të dy. I kam kërkuar zonjës konsensus pa arritur në këtë pikë. Për punën e djalit, ai nuk e meriton këtë sjellje. Më vjen keq që në këto ditë të vështira nuk jam pranë fëmijës. Kam qenë i përkushtuar, duke marrë parasysh profesionin që ka zonja, që udhëton shpesh në koncerte. Nuk do lejoj që të merret vendim i gabuar për djalin”, u shpreh ai.

 

 

 

 

Top Channel