I shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Elbasan dhe Kukës, arrestohet 35 vjeçari i dënuar me 3 vite burg (EMRI)

25/04/2024 10:47
Arrestimi i 35 vjeçarit

Një 35 vjeçar është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në Elbasan pasi ishte dënuar me 3 vite burg për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Në pranga ka rënë Fjodor Berati i cili ishte shpallur në kërkim që prej 2019-ës, pas dënimit të dhënë nga gjykata e Elbasanit.
Po ashtu edhe gjykata e Kukësit në 5 korrik të vitit të kaluar i caktuar “arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje dhe “keqtrajtim i të miturit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

Top Channel