Kupa e Italisë/ Atalanta përmbys Fiorentinën, në finale e pret Juventusi

25/04/2024 12:28

Atalanta triumfoi me përmbysje ndaj Fiorentina-s me rezultatin e përgjithshëm 4-2 dhe shkon në finale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventus-in.

Me ndeshjen e parë që ishte mbyllur me fitoren 1-0 të “vjolëve”, bergamaskët ia dolën që të merrnin triumfin në shtëpi.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes tyre u zhbllokua nga Koopmeiners në minutën e 8’. Në minutën e 58’ Milenkovic u ndëshkua me karton të kuq dhe la Fiorentina-n me dhjetë lojtarë. Scamaça shënoi golin e dytë për vendasit në minutën e 75’, teksa Lookman të tretin në minutën e 90+5’. Takimi u vulos nga Pasalic i cili shënoi golin e katërt për Atalanta-n në minutën e 90+8’. Kështu pas këtij triumfi Atalanta shkon në finale, teksa Fiorentina e mbyll këtu këtë rrugëtim.

Top Channel