Vendosi të qëndrojë te Barcelona, zbulohet arsyeja pse Xavi ndryshoi mendje

25/04/2024 11:48

Xavi Hernandez konfirmoi dje se do të qëndrojë si trajner tek Barcelona edhe për sezonin e ardhshëm pavarësisht se muaj më parë njoftoi se do të largohej nga klubi në verë.

Mbrëmjen e djeshme lajmi u konfirmua nga të gjitha mediat evropiane, ndërsa gazeta Mundo Deportive zbuloi edhe arsyen e qëndrimit të Xavit, duke cilësuar si një shkak mbështetjen e madhe nga ana e lojtarëve.

“Përkrahja e madhe e lojtarëve ishte çelësi i qëndrimit të Xavit. Që nga dita e parë, shumë lojtarë shkuan në zyrën e Xavit dhe u përpoqën ta bënin atë të ndryshonte mendje”, shkruan gazeta katalunase.

Xavi nisi punën si trajner i Barcelonës në nëntor të vitit 2021 dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në fund të qershorit 2025. Ndërsa deri tani, katalanasit janë eleminuar nga Liga e Kampionëve, ndërkohë që edhe në La Liga gara mund të konsiderohet e mbyllur pasi “galaltikët” e Real Madrid janë shkëputur me 11 pikë më shumë.

Top Channel