Qëlloi me armë zjarri drejt automjetit të 39-vjeçarit në Vaun e Dejës, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

25/04/2024 10:20

Një 39-vjeçar në Vaun e Dejës është qëlluar me armë zjarri ndërkohë që ishte brenda në automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit, ku menjëherë 39-vjeçari Gj.N banues në Koman, ka njoftuar policisë.

Menjëherë pasi shkoi në vendngjarje, policia arriti të identifikojë autorin 35-vjeçar V.K dhe po vazhdon puna për kapjen e tij.

Nga ky incident nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.

Top Channel