Real Madrid merr një goditje pak orë përpara El Clasicos me Barcelonën e vlefshme për javën e 10 të La Liga. Skuadra madrilene humbet shërbimin e portierit Thibaut Courtois për shkak të gjendjes gripale.

Kjo mungesë e tij detyron stafin teknik të Los Blancos që të ndryshojë planet në prag të kësaj përballjeje me rivalët e përjetshëm dhe kështu në vendin e belgut, trajneri Mourinho mori në skuadër Ilia Voloshyn që i bashkohet skuadrës.

Në sfidën e mbrëmjes së kësaj të diele, janë në lojë më shumë se 3 pikët. Nga njëra anë Reali do të kërkojë të fitojë jo vetëm për të shkurtuar diferencën me katalanasit, por edhe për t’i dhënë fund hegjemonisë së Barcelonës në La Liga e për ta penguar atë të vendosë rekordin e ri me 10 ndeshje radhazi në 10 të tilla të fituara.

Nga ana tjetër Barcelona do të kërkojë që t’i japë një tjetër goditje Realit të Madridit dhe t’i shkëputet në 9 pikë për të vulosur në të njëjtën kohë edhe autoritetin e saj në një klimë tensioni maksimal mes dy klubeve në nivel institucional.

Top Channel