‘Romës ia vunë në xhep Championsin…’/ Allegri dhe zemërimi me Gasperinin: Ti bën rrëmujën, më përjashtojnë mua…

25/10/2026 09:56

Fundi i ndeshjes mes Napolit dhe Romës ishte tejmase i ndezur me trajnerin Massimiliano Allegrin që nuk i mbajti nervat pas ndëshkimit me karton të kuq nga arbitri Sacchi.

‘Për herë të parë pas 25 vitesh nuk jam në gjendje që të komentoj ndeshjen-ishin fjalët e Allegrit pas ndeshjes teksa komentoi kartonin e kuq të dhënë ndaj tij. Arsyet janë…3; trajneri toskan sipas dëshmive nga zona anësore e fushës dhe medias që ishte e pranishme aty e kishte inatin pak me të gjithë nga Gasperini, te arbitri Sacchi e deri te vetë klubi i Romës.

‘Il Mattino’ shkruan se Allegri u zemërua me arbitrin pasi la Gasperinin të mos respektonte zonën teknike. ‘Ty të lejojnë gjithçka, ti bën rrëmujë dhe më përjashtojnë mua’-mësohet t’i ketë thenë Allegri trajnerit të verdhekuqve, me Gasperinin që deklaroi: ‘Ishte nervoz, shpresoj të mos ketë qenë i zemëruar me mua’.

Por jo vetëm kaq, trajneri livornes pas përfundimit të intervistës së tij pas ndeshjes, iu drejtua medias duke thënë këtë frazë: ‘Vitin e kaluar ia vunë në xhep Championsin Romës dhe e pagova unë me Milanin’. Fjalë këto që u dëgjuan në të gjithë sallën e konferencave që ndahej prej tij nga vetëm një mur. Me këtë frazë, Allegri iu referua fundit të sezonit të kaluar, me Milanin që u rendit në vendin e pestë dhe Roma u pozicionua mes 4 më të mirëve, por nuk është e qartë se cili ishte episodi konkret për të cilin fliste trajneri toskan.

Top Channel