Zyrtare/ Partizani nuk ndalet, përforcon mbrojtjen përpara sfidës së radhës në Superiore
Jose Mourinho u shfaq këtë të shtunë përpara mediave për të folur për El Clasico që do të luhet në mbrëmjen e së dielës. Kurioziteti ishte i madh dhe portugezi u shfaq i përmbajtur, por sfidues. Trajneri i Realit të Madridit theksoi se ndeshje si El Clasico nuk përcaktohen nga dinamikat e mëparshme.
‘Në El Clasico’ ajo çfarë ke bërë më parë nuk vlen, janë sfida krejtësisht të ndryshme-tha Mourinho-por shpresoj që të fitojmë ne’
Por trajneri portugez pranoi se skuadra e tij është ende në ndërtim e sipër dhe ende nuk ka një produkt final të kësaj pune
‘Kam ndjesinë se te Reali i Madridit ndodh kështu. Nuk kërkoj asgjë më shumë veçse kredite për lojtarët e mi kur luajnë mirë dhe kritika ndaj trajnerit kur nuk bëjmë mirë-shtoi Mourinho-kjo është pak a shumë historia jonë, e klubit dhe të gjithë trajnerëve në botë. Ky yni është një produkt që sa ka nisur të prodhohet. Trajneri po njeh dhe analizon e po përcakton rrugëtimin; lojtarët po njohin trajnerin dhe mënyrën e tij të punës, kritika është pjesë e këtij procesi. Kur nuk luan mirë apo rezultati është negativ kritika është pjesë e gjithë kësaj’.
Jose Mourinho vuri në dukje se humbja e Barcelonës ndaj Paris Saint Germaini apo fitorja e Realit ndaj Leipzig nuk kanë asnjë ndikim te besimi i tij. ‘Nëse në vend që të fitonim 4-1 ndaj Leipzigut, do të kishim humbur 1-4, kjo nuk do të ndryshonte asgjë-tha Mourinho-përpara një jave, njerëzit mendonin se Barcelona do të na shënonte shumë gola, të njëjtën gjë e mendojnë edhe tani. Që flitet mirë për Barcelonën nuk ndikon aspak tek unë’.
Mourinho po kështu foli edhe për caktimin e arbitrave duke qenë se shumë javë para u përmendën disa emra. ‘Nisem gjithnjë nga ideja se arbitri është i mirë-tha trajneri i Realit të Madridit-nuk më bezdis nëse është A, B apo C. Ajo që më bezdis është që thyhen rregullat. Prej 3 javësh doli emri i një arbitri dhe këto ditë po ashtu, por te Reali askush nuk më tha kush është. Kushdo që të jetë, uroj që gjërat të shkojnë mirë’.
Përsa i përket rivalitetit, Jose Mourinho kujtoi se El Clasico ka një dimension special, edhe pse emri i trajnerëve mbetet në plan të dytë. ‘Reali i Madridit e Barcelona, minimumi luajnë dy El Clasico në sezon-tha portugezi-nuk ka interes se kush janë trajnerët, ajo që ka më shumë rëndësi është dimensioni botëror. Ka ndeshje të tjera të rëndësishme në futboll, por ky është unik. Normalisht, bota e dashuruar pas futbollit ndalon dhe dëshiron ta shohë’.
Kthimi në Camp Nou, padyshim nuk e ndryshon përgatitjen e skuadrës madrilene.
‘Është njësoj si të shkosh në një stadium tjetër-tha Mourinho edhe pse pranoi se Barcelona është një skuadër me shumë kualitete. Po kështu, Mourinho iu përgjigj edhe Fermin Lopez që një ditë më parë tha se diskutimet për arbitrat kanë lodhur.. ‘Ne na kanë lodhur gjërat e tjera që po vazhdojnë të ndodhin, ndërsa Fermin e kanë lodhur diskutimet tona-tha Mourinho
Jose Mourinho nuk i kurseu as elozhet për Lamine Yamal, por shtoi se nuk ka ndërmend të ndryshuar identitetin e skuadrës së tij. ‘Yamal është një futbollist i madh, dhe lojtarët e mëdhenj respektohen-tha Mourinho-por tjetër gjë është të ndryshosh planet dhe strukturën e skuadrës e të harrosh esencën tënde. Ne nuk do ta bëjmë këtë as me të as me ndonjë kundërshtar tjetër me cilësi shumë të larta’.
Dhe në fund trajneri i Realit të Madridit vlerësoi punën e kolegut të tij, Hansi Flick. ‘Po bën një punë të shkëlqyer. Çfarë t’ju them më shumë’-tha Mourinho.
Top Channel