Vllaznia mund Tiranën në “Klasiken shqiptare”, Skënderbeu fundos Partizanin, paqe mes Teutës dhe Elbasanit (Renditja)
Vllaznia fiton Klasiken e Shqipërisë! Shkodranët kanë mposhtur 2-0 Tiranën në stadiumin “Loro Boriçi”, duke festuar përpara tifozëve të tyre një sukses të rëndësishëm në javën e tetë të Abissnet Superiore.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 38-të me Bardhin, i cili dërgoi topin në rrjetë dhe i dha epërsinë Vllaznisë përpara pushimit mes pjesëve.
Në pjesën e dytë, kuqeblutë vijuan të kërkonin golin e sigurisë dhe e gjetën atë në minutën e 68-të. Mehmeti realizoi golin e dytë, duke vulosur fitoren e shkodranëve në këtë përballje tradicionale të futbollit shqiptar.
Tirana u përpoq të rikthehej në lojë, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Pas pesë minutave shtesë, arbitri Ermis Çelaj vërshëlleu për përfundimin e takimit, me Vllazninë që festoi tri pikët përballë rivalëve bardheblu.
Ky sukses merr rëndësi të veçantë për shkodranët, të cilët synojnë të përmirësojnë pozitat në renditjen e kampionatit pas një nisjeje jo të qëndrueshme të sezonit.
Top Channel