Federico Dimarcos i skadon kontrata me Interit në qershor të 2027, por klubi zikaltër ka në anën e tij një klauzolë për rinovim të njëanshëm të kontratës me të edhe për një sezon tjetër, diçka që e ka bërë dhe kështu në fakt, Dimarco është praktikisht në kontratë me kampionët e Italisë deri në 30 qershor të 2028.

Por sipas të përditshmes ‘La Gazzetta Dello Sport’ në këtë çështje, pika delikate është diferenca mes kërkesës dhe ofertës me Dimarcon që me kontratën e re do të përfitojë 5.2 milionë euro, por ambicia e futbollistit që në 10 nëntor do të festojë 29 vjetorin e tij të lindjes, është që ai të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në skuadër dhe kërkon 7.5 milionë euro(Lautaro Martinez është futbollisti më i paguar me 9 milionë euro në sezon).

Interi nga ana tjetër ka të tjera ide dhe kur të takohet me Arturo Canales, agjentin e ri të Dimarco do të kërkojë që të afrohet me pretendimet e lojtarit duke punuar sidomos me bonuset, por pa e kaluar një shifër të caktuar. Kjo edhe për faktin se, ndryshe nga sa ndodh me futbollistë si Thuram, në kontratën e Dimarcos nuk mund të shfrytëzohet i ashtuquajturi Dekreti i Rritjes.

Top Channel