‘Më shumë se nga Spalletti, pres më shumë nga Juventusi. Vendi i 6 i sezonit të kaluar është një dështim, pavarësisht se cili trajner është në pankinë. Një klub me atë histori duhet të luftojë gjithnjë për të fituar kampionatin’- kështu është shprehur Arturo Vidal në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ me kilianin që ishte i drejtpërdrejtë në analizën e tij për skuadrën torineze.

Arturo Vidal ka mbetur shumë i lidhur me Juventusin dhe deklaroi se një ditë do të donte të kthehej te Zonja e Vjetër, por jo si trajner.

‘Te Juventusi do të kthehem në të ardhmen, si trajner. Por tani kam ende dëshirë për të luajtur ,duke ndryshuar rolin tim, kam zgjatur karrierën-tha Vidal-në mbrojtje ndihem komod dhe së fundmi më kanë përfshirë në listën e qendërmbrojtësve më të mirë të Amerikës së Jugut. Për jetën time jashtë fushe është folur gjithnjë shumë, por në moshën 39 vjeçare unë luaj ende. Kam fituar 27 trode dhe përpara se të var këpucët në gozhdë dua të arrij në 30 trofe’.

Kiliani foli më pas për McKennie që mesa duket e cilësojnë si Vidalin e ri.

‘A më ngjan? Mundet, janë shumë që e thonë. Por mendoj se është e vështirë të krahasohem me dikë tjetër-shtoi Vidal-unë kam karakteristika të veçanta; kur luaja në mesfushë, më pëlqente të rikuperoja topin, të shënoja, të vrapoja, të shkoja në zonën kundërshtare dhe të ndihmoja skuadrën në të gjitha zonat e fushës’.

Por Vidal nuk ka asnjë dyshim në lidhje me Antonio Conte, i cili e ka drejtuar në sezonet e tij të parë te Juventusi.

‘Ka peshën e një blerjeje prej 100 milionë eurosh-tha Vidal-i ka treguar cilësitë kudo që ka shkuar; kur të stërvit Antonio Conte ke garancinë që do të luftosh deri në fund për kampionatin dhe thuajse gjithnjë fiton. Por askush nuk fiton i vetëm, as ai; duher të rrethohet nga futbollistë të fortë dhe me mentalitet. Ne kishim mesfushën më të mirë në botë; Pirlo, Marchisio, Pogba, unë…ishte një skuadër spektakolare, na mungoi vetëm Championsi’.

Ndërsa Juventusi aktual është larg rivalëve të tij.

‘Nëse klubi nuk fiton prej disa vitesh, merita është edhe e Interit e Napolit që janë përmirësuar shumë-shtoi Vidal-Serie A mbetet një kampionat i vështirë, besomëni mua që kam shkuar në shumë vende; Juventus duhet të kthehet të dominojë në Itali’.

Top Channel