Armando Broja nuk po gjen qetësi dhe paqe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare më në fund e pa veten të hidhej në fushën e lojës si titullar me fanellën e Burnley në Championship.

Dhe kjo ndodhi në sfidën me Lincoln e vlefshme për javën e 12 të kampionatit.

Por sulmuesi i kombëtares shqiptare duket se është ‘i mallkuar’ pasi qëndrimi i tij në fushën e lojës  zgjati vetëm 13 minuta me Brojën që pësoi një dëmtim duke u shtrirë në fushën e lojës. Stafi mjekësor i Burnley ndërhyri menjëherë dhe vendosi të nxjerrë nga fusha sulmuesin kuqezi për ta zëvendësuar me Hountondji

Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të Armando Brojës, por për sulmuesin shqiptar vijon kalvari i dëmtimeve që prej kohësh po e kushtëzojnë shumë karrierën e tij.

Top Channel