Vllaznia mund Tiranën në “Klasiken shqiptare”, Skënderbeu fundos Partizanin, paqe mes Teutës dhe Elbasanit (Renditja)
Elbasani ka marrë një pikë në transfertë ndaj Teutës, në një ndeshje që përfundoi me rezultatin 0-0. Sfida e javës së tetë të Abissnet Superiore nuk prodhoi gola, duke bërë që të dyja skuadrat të ndajnë pikët.
Kjo ishte ndeshja e parë e Glen Dajës në krye të Elbasanit. Djali i Ilir Dajës mori drejtimin e verdhebluve pas largimit të Ivan Gvozdenoviçit, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner.
Përballë Teutës, Elbasani arriti të largohej me një rezultat pozitiv, edhe pse pa mundur të gjente rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër, durrsakët nuk shfrytëzuan avantazhin e fushës për të marrë tri pikët.
Barazimi pa gola e mbyll në ekuilibër këtë përballje, ndërsa për Glen Dajën, sfida e parë në stolin verdheblu shënon pikën e nisjes së një etape të re me Elbasanin.
Top Channel