Vllaznia mund Tiranën në “Klasiken shqiptare”, Skënderbeu fundos Partizanin, paqe mes Teutës dhe Elbasanit (Renditja)
Napoli dhe Roma u bënë protagoniste te një ndeshjeje spektakolare në supersfidën mes tyre të vlefshme për javën e 8 të Serie A. Por në ‘Maradona Stadium’ nuk pati fitues pasi ky 90 minutësh përfundoi me bararzimin 3-3.
Sfida ishte me një ritëm të lartë nga skuadrat, me rezultatin që u zhbllokua në minutën e 27 me Anguissa që shënoi një gol spektakolar me roveshatë duke i dhënë avantazhin 1-0 Napolit që pas këtij momenti kishte edhe mundësi të tjera shënimi por Gollini në disa raste shpëtoi portën e verdhekuqve. Gjithsesi, në minutën e 48, skuadra e Allegrit arriti ta gjejë golin me McTominay për të çuar rezultatin në 2-0
Ndeshja u rindez në minutën e 70 kur Soule pas një asisti të Malen shkurtoi diferencën në 2-1 për Romën duke rikthyer verdhekuqtë në lojë. Vetëm 4 minuta kaluan dhe pas një goditje këndi Balerdi shënoi golin e barazimit 2-2 për verdhekuqtë. Historitë nuk u mbyllën këtu, në minutën e 83, McTominay kthehu Napolin në avantazh duke shënuar golin e tretë. Por kryesimi 3-2 në rezultat zgjati shumë pak, pasi Roma barazoi shifrat 3-3 me Balerdin që plotësoi dygolëshin e tij personal, Napoli protestoi për një kontakt me Beukema dhe Allegri u zemërua duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 90. Në minutat shtesë nuk pati asnjë ndryshim me skuadrat që dalin nga fusha e lojës me barazimin 3-3 me Napolin që shkon në 11 pikëm ndërsa Roma mbetet e treta me 18 pikë.
Top Channel