Serie A, Douvikas bën Comon me krahë, dygolëshi i tij i jep fitoren ndaj Sassuolos
Mbrojtësi që pritet t’i bashkohet kuqezinjve ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin turk, pak ditë pas marrjes së pasaportës shqiptare.
Gerxhaliu ka nisur të japë sinjale pozitive në Turqi, duke realizuar gol në sfidën mes Gaziantep FK dhe Erzurumspor FK. Futbollisti shqiptarizuar së fundmi, që pritet të jetë një alternativë për Kombëtaren e drejtuar nga Rolando Maran, ka shënuar në minutën e 64-t të takimit, duke ndihmuar Erzurumsporin të thellojë avantazhin në transfertë në 2-0.
Goli vjen në një moment të rëndësishëm për mbrojtësin, i cili pak ditë më parë mori pasaportën shqiptare dhe tashmë pritet të jetë në vëmendjen e stafit teknik kuqezi. Për Maranin, afrimi i tij mund të shtojë alternativat në skuadër, ndërsa paraqitjet në kampionatin turk do të jenë një element i rëndësishëm për të fituar një ftesë me Shqipërinë.
Top Channel