U plagos shumë rëndë gjatë protestës, FSHF merr vendimin për 28-vjeçarin, e bën të ditur presidenti Duka
Austin mori një fitore të rëndësishme në kampionatin amerikan të futbollit. Skuadra teksane u përball me Kansas City në transfertë ndaj të cilit arriti të marrë 3 pikët duke i mundur vendasit me përmbysje në rezultatin 2-1 dhe për Austin protagonisti absolut u bë pikërisht Myrto Uzuni.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori përdore skuadrën teksane dhe shënoi një dygolësh në këtë ndeshje që i dha fitoren skuadrës së tij. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë me Kansas që mori avantazhin me golin e Afrifa në minutën e 55. Pas kësaj i erdhi radha Uzunit të shfaqet në skenë me sulmuesin kuqezi që në minutën e 64 barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në të 86 ai shënoi golin që përmbysi gjithçka dhe të fitores 2-1 të Austin.
Pas kësaj ndeshjeje Uzuni e sheh veten në kuotën e 9 golave dhe 2 asisteve në 23 ndeshje të kampionatit, ndërkohë që Austin pas 31 javëve vazhdon të jetë në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit me 34 pikë.
VIDEO Goli i parë i Myrto Uzunit
VIDEO Goli i dytë i Myrto Uzunit
Top Channel