Julian Alvarez gjatë verës ishte protagonisti i një përplasjeje në merkato mes Atletico Madrid dhe Barcelonës me këtë të fundit që kishte shfaqur interesin për sulmuesin argjentinas, ndërkohë që edhe vetë futbollisti shfaqi dëshirën për një transferim të tij në Camp Nou.

 Gjatë Botërorit të kësaj vere, Alvarez ndezi zemërimin në klub dhe te tifozët e Los Colchoneros duke thënë se një transferim i tij do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjithë pasi ai dëshiron të bëjë ëndrrën e tij realitet.

Tani pas disa muajsh, Julian Alvarez kërkoi ndjesë për fjalët e tij përmes një interviste të dhënë për mediat spanjolle pas ndeshjes mes Atletico Madrid dhe Deportivio La Coruna e fituar nga Los Colchoneros 1-0 pikërisht me golin e Alvarez që kthehet te goli pas 8 muajsh.

‘Dua t’iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë për fjalët e thëna gjatë Botërorit-tha Julian Alvarez-Ishte një gabim, si për mënyrën si i thashë ato fjalë ashtu edhe për momentin kur u e bëra këtë. Edhe unë do të zemërohesha po të isha një tifoz’.

Top Channel