Pengoi arbitrin të hynte në dhomën e zhveshjes, skualifikohet Drejtori Sportiv i Genoas
Aston Villa është në kërkim të një sulmuesi për të forcuar repartin e avancuar të saj. Në orët e fundit u fol për një interesim në drejtim të Rafael Leaos të Milanit, por në median britanike në fakt po lakohet një tjetër emër.
Sipas të përditshmes ‘The Telegraph’, klubi nga Birmingham ka hedhur sytë nga Londra dhe më konkretisht te Chelsea për Nicolas Jackson që sezonin e kaluar u aktivizua me Bayernin e Mynihut ku ishte dhënë me huazim.
Tashmë mes klubeve duket se kanë nisur bisedimet për futbollistin me Aston Villan që është gati të bëjë një ofertë prej 65 milionë paundë për sulmuesin. Një transferim i Nicolas Jackson në Villa Park do t’i hapte dyert Ollie Watkins që është pranë largimit me destinacion Arabinë Saudite.
Top Channel