Anglia ‘humbet pjesët’ përpara ndeshjes me Spanjën, 5 futbollistë do të mungojnë ndaj kampionëve të botës
Pasditen e kësaj të hëne në Clairefontaine, vërshuan gazetarët për të ndjekur stërvitjen e parë të Zinedine Zidane si trajner i kombëtares franceze. Pas 14 vitesh pa ndërprerje të Didier Deschamps në pankinën e Bluve, marsejezi mori në dorëzim një skuadër që kishte nevojë për ndryshim dhe si objektiv kryesor do të ketë fitoren e edicionit të ri të Nations League me Francën që do ta nisë ditën e premte me ndeshjen ndaj Turqisë në fushën e kësaj të fundit.
Zidane drejtoi një sesion me vetëm 12 futbollistë në dispozicion. Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele që luajtën ditën e dielë respektivisht derbin e Madridit dhe klasiken e futbollit francez, nuk zbritën në fushë për t’u stërvitur. Mes emrave të njohur të pranishëm në këtë seancë ishte Michael Olise, të cilin Zidane e vuri të kryejë disa ushtrime dhe me të cilin ai bisedoi për t’i shpjeguar rolin që ai do të ketë në projektin e ri.
Trajneri marsejez nuk e fshehu kënaqësinë e tij teksa pa që ëndrra e tij të bëhet realitet siç e deklaroi edhe ai vetë në intervistën e tij të parë si trajner i Francës të dhënë për Telefoot. Në vitin 2022, pas përfundimit të Botërorit, ishte bërë gjithçka gati për formalizimin e ardhjes së Zidane në stol për të pasuar Deschamps. Por një lëvizje e papritur ndryshoi gjithçka. Deschamps, tashmë ish trajner i Bluve rinovoi kontratën deri në 2026 dhe kështu Zidane iu desh të presë edhe 4 vite të tjerë për të marrë në fund në duar timonin e Francës.
Interesi në Clairefontaine ishte maksimal. Çdo hap, çdo gjest, çdo fjalë, çdo lëvizje e Zidane shoqërohej nga analiza e gazetarëve që ishin aty të pranishëm. Pritshmëria që ka gjeneruar ardhja e tij në pankinën franceze detyroi Federatën t’i caktojë një truprojë dhe një eskortë për të mbrojtur nga vëmendja e madhe që ka shkaktuar emërimi i tij në pankinën e kombëtares transalpine.
Zidane me ardhjen e tij vendosi rregulla të reja duke nisur nga kodi i veshjes duke i dhënë fund në këtë mënyrë ‘pasarelës’ që shfaqej gjithnjë sa herë Franca niste grumbullimin për ndeshjet ndërkombëtare. Edhe pse Federata publikoi imazhet e ardhjes së futbollistëve në Clairefontaine, asnjë media nuk ishte e akredituar. si Zidane ashtu edhe stafi i ri për komunikimin deshën të evitonin një dyndje masive të gazetarëve që mund të ndryshonte ditën e parë të punës së marsejezit me Le Bleus.
Ditën e enjte kombëtarja franceze do të niset për në Turqi për ndeshjen e parë zyrtare në epokën Zidane. Në Nations League do të hidhet baza e parë e një projekti që do të tentojë të përmirësojë akoma më shumë rezultatet e Didier Deschamps. Në 2 tetor në Stade de France do Blutë do të presin Italinë, skuadër ndaj së cilës Zidane u ndëshkua me karton të kuq në finalen e 2006 pas goditjes me kokë ndaj Materazzit duke i dhënë fund edhe karrierës së tij si futbollist. Do të jenë 4 ndeshje që do të vënë në provë nivelin e një skuadre që ka nevojë për fitore pas një humbje të rëndë që pësoi ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Botërorit të kësaj vere.
Top Channel