Formula 1/ Çfarë bën Verstappen? Niset i 101 dhe fiton garën e çmendur me makina kart në Silverstone
Garat e Botërorit të Formula 1 duke nisur nga viti i ardhshëm do të jenë më të shkurtra. Komisioni i Formula 1 pas një mbledhjeje të mbajtur këtë të hënë në Londër, komunikoi për miratimin e kësaj mase që është në linjë me modifikimet në rregulloren për njësinë e fuqisë së motorit që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm në kuadër të fluksit të karburantit.
Kështu distanca totale e garave do të reduktohet nga 305 në 290 km që korrespondon me uljen e reduktimin e xhirove të pistës me 2-3 të tilla.
Por përveç shkurtimit me 15 km të garave, në këtë mbledhje u bënë edhe disa modifikime të tjera të vogla në rregullore. Përsa iu përket garave që ndërpriten për shkak të reshjeve apo faktorëve të tjerë u vendos që të përcaktohet një orar limit për përfundimin e çdo aktiviteti të garës, por pa eliminuar kufirin aktual prej 3 orësh të kohëzgjatjen e garës(nga fillimi deri në fund duke përfshirë edhe ndërprerjet).
Do të mbetet në fuqi limiti prej 2 orësh i kohës efektive, ndërkohë që u arrit edhe një akord për më shumë fleksibilitet për zgjatjen e kohës së provave të lira nëse ato ndërpriten. Po kështu u arrit akordi edhe për eliminimin e homologimit të kambios për 2027 duke iu dhënë kështu liri për zhvillimin e saj të furnizuesve të skuderive.
Top Channel