Anglia ‘humbet pjesët’ përpara ndeshjes me Spanjën, 5 futbollistë do të mungojnë ndaj kampionëve të botës

21/09/2026 23:01

Thomas Tuchel bëhet me dhimbje koke teksa afron përballja e parë e Anglisë në Nations League që do të jetë pikërisht ndaj skuadrës kampione të botës, Spanjës.

Federata Angleze e Futbollit bëri të ditur se trajneri gjerman nuk do të ketë në dispozicion për këtë superndeshje plot 5 futbollistë dhe bëhet fjalë për Declan Rice, Tino Livramento, Cole Palmer, Marcus Rashford dhe Kobbie Mainoo.

Një lajm ky që e detyroi Tuchel që të thërrasë me urgjencë për të zëvendëuar këta futbollistë vetëm James Garner të Evertonind dhe Morgan Gobbs-White të Nottingham Forest.

Ajo që bie në sy është se Tuchel edhe në këtë grumbull la jashtë skuadre futbollistë të tillë si Adam Wharton apo Phil Foden që vazhdojnë të mos jenë në planet e teknikut të Tre Luanëve që vendosi të kthejë gjithsesi Trent Alexander Arnold të cilin e la jashtë skuadre në Botërorin 2026.

Top Channel