Dëmtimet, makthi i Juventus, portieri Grabara i shtohet infermierisë bardhezi
Ndalet vrulli i Arsenalit në në këtë fillim sezoni në Premier League angleze. Meritën për këtë e ka Brightoni që arritit të marrë një fitore të pastër ndaj kampionëve në fuqi me rezultatin 3-0.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ishte në një ditë krejtësisht të errët duke u dorëzuar pa kushte ndaj Brightonit që po habit me formën e tij në këto javë. Skuadra e drejtuar nga Fabian Hurzeler që u shfaq shumë solide në mbrojtje, e zhbllokoi rezultatin në minutën e 31 me golin e shënuar nga Gross. Në minutën e 45 i erdhi radha Kostoulas të gjejë rrugën e rrjetës duke e çuar rezultatin në 2-0, ndërsa në minutën e 57 Brighton i dha goditjen e knockoutit Arsenalit teksa shënoi golin e tretë me Andres duke marrë këtë fitore me rezultatin 3-0 për t’u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Arsenali mbetet me 12 pikë, një situatë që mund të shfrytëzohet nga Manchester City të dielën për t’iu shkëputur në krye të renditjes.
Këtë të shtunë është frenuar edhe surpriza e madhe e këtij sezoni në kampionatin anglez, Hull City. Ky i fundit pësoi humbjen e parë dhe kjo ndodhi në St.James Park ndaj Newcastle. Newcastle shënoi 2 gola shumë të shpejtë në minutën e 3 dhe të 7 me Willock dhe Lewis Hall për të marrë kryesimin 2-0 ndërkohë që Wissa humbi edhe një penallti për Magpies. Hull City shkurtoi diferencën në 2-1 me Mohamed Ali Cho në minutën e 67, por e pati të pamundur të bëjë më shumë për të evituar këtë disfatë.
Top Channel