Video/ Dybala i dhuron tifozit të vogël fanellën e ndeshjes, ai nuk i mbajti dot lotët
E ardhmja e Cristiano Ronaldos në futbollin saudit është vënë në pikëpyetje nga një deklaratë e bujshme që vjen nga Arabia Saudite.
Gazetari sportiv saudit Saud Al-Sarami ka parashikuar largimin e yllit portugez nga Al-Nassr, duke pretenduar se Ronaldo mund të largohet nga klubi gjatë merkatos së janarit. Al-Sarami ka qenë veçanërisht kritik për ndikimin aktual të Ronaldos te skuadra e Riyadhit.
“Cristiano është bërë një forcë e shteruar për Al-Nassr”, ka deklaruar gazetari saudit, duke vënë në pikëpyetje impaktin që 41-vjeçari vazhdon të ketë në futbollin saudit. Deklarata ka ndezur menjëherë diskutimet për të ardhmen e një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Por Al-Sarami ka shkuar edhe më tej, duke dhënë një parashikim konkret për merkaton e ardhshme.
“Besoj se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Al-Nassr në janar, gjatë merkatos së dimrit”, ka thënë ai. Në këtë moment, bëhet fjalë për një parashikim të gazetarit saudit dhe jo për një konfirmim zyrtar nga Ronaldo apo Al-Nassr. Megjithatë, deklarata ka rikthyer në qendër të vëmendjes të ardhmen e portugezit dhe mundësinë e një kapitulli të ri në karrierën e tij.
Ronaldo iu bashkua Al-Nassr në fund të vitit 2022 dhe prej atëherë është kthyer në figurën kryesore të klubit dhe një prej emrave më të rëndësishëm të futbollit saudit.
Top Channel