Premier League, një trajner nuk e donte Cristiano Ronaldo nën urdhrat e tij, ja për cilin bëhet fjalë
Chelsea i Xabi Alonsos mbrëmjen e së premtes mori një leksion të mirë. Blutë e Londrës dolën me kocka të thyera nga fusha e Brentford që i mundi ata me rezultatin 3-0 me Chelsea që e çoi në 3 numrin e ndeshjeve pa fitore në Premier League.
Xabi Alonso u transferua në Stamford Bridge për të drejtuar një projekt të ri që ka si objektiv kthimin e Chelsea në arenën evropiane pas disa vitesh zhgënjim. Por deri në këtë moment ish trajneri i Realit të Madridit ende nuk ia ka dalë të rrisë nivelin e Bluve. ‘Bëhet fjalë për gjithçka, mentalitetin, futbollin dhe taktikën të cilat e kemi të nevojshme t’i përmirësojmë-tha spanjolli pas ndeshjes
Problemi kryesor i Chelsea është mbrojtja. Londinezët po e kompesionin këtë problem në prapavijë me efikasitetin në sulm i denjë për një skuadër që lufton për titullin në Premier League. Por kur bëhesh skuadra me më shumë gola të pësuar(12 në 5 ndeshje), fuqia ofensive nuk merr vlere: ‘Nuk është e mjaftueshme për të konkurruar në Premier League’
Që nga fillimi i sezonit, Chelsea vetëm në një rast ka mundur të mbajë portën të paprekur, në ndeshjen e Kupës së Ligës me Luton Toën, skuadër e divizionit të tretë në futbollin anglez. Në pjesën tjetër të ndeshjeve gjithnjë ka pësuar të paktën 2 gola, shifër shqetësues për një skuadër që kërkon të jetë kompetitive. Në fakt, Xabi Alonso është vetëm trajneri i 6 në kampionat që sheh skuadrën e tij të pësojë 2 apo më shumë gola në 5 ndeshjet e para të Premier League.
Në këtë pikë, humbja 3-0 e së premtes ndaj Brentford mund të jetë pika që theu vazon sidomos për faktin se ishte ndeshja e parë që Chelsea nuk e pa portën kundërshtare. Rastësi apo jo, kjo përkoi me mungesën e lojtarit më të mirë të Bluve, Joao Pedro që është dëmtuar duke mbetur edhe jashtë skuadrës së Brazilit për ndeshjet e radhës.
Humbja e rëndë e goditi figurën e Xabi Alonsos në këtë periudhë tranzicioni instituciunal pas dorëheqjes dhe shitjes së aksioneve nga ish presidenti i klubit Todd Boely që e la klubin 99% nën kontrollin e fondit Clearlake Capital.
‘Është ende një rrugë e gjatë për t’u përshkuar. Xabi Alonso duhet të mendojë për një tjetër strategji. Chelse nuk e mori për humbje të rënda si kjo-shkruante këtë të shtunë tabloidi ‘The Sun’. Ndërsa Sky Sports thekson se problemet në mbrojtje të Xabi Alonsos kanë dalë në dritë. ‘Ishte tejmase e lehtë për Brentford’-shkruante kjo media.
Gjithsesi, tani Xabi Alonso ka disa javë pushim për shkak të pauzës së ndeshjeve të kombëtareve dhe kështu do të ketë mundësinë për të punuar për prapavijën dhe për të ndryshuar situatën e skuadrës
Top Channel
Premier League, një trajner nuk e donte Cristiano Ronaldo nën urdhrat e tij, ja për cilin bëhet fjalë