Ka lënë gjurmë në rekordin historik të Esteghlalit, klubi iranian i bën jehonë Jasir Asanit
Java e fundit e merkatos së Milanit mund të përshkojë pistën që të çon në Birmingham. Interesi i Aston Villa për Rafael Leaon, që konsiderohet një rast i volitshëm për skuadrën e Emery falë edhe lidhjeve te Jorge Mendes, nuk e kalon në plan të dytë nevojën reale të saj për një qendërmbrojtës
Transferimi i Konsa te Arsenal dhe pësimi i 4 golave të pësuar nga Brighton në ndeshjen e parë të Premier League, ndezën sirenat e alarmit te prapavija e Aston Villas që kërkon një përforcim. Dhe Villans shohin nga Milanello, pikërisht në drejtim të Fikayo Tomori të cilin e kanë vënë në shënjestër prej kohësh. Mbrojtësi anglez ka me Milanin një kontratë deri në 2027 dhe nuk ka të reja në lidhje me rinovimin e saj. Për skuadrën e Emery ky është një rast i mirë dhe për Milanin futbollisti është i shitshëm.
Ndërsa përsa i përket Leaos, Aston Villa, gjithnjë nën regjinë e Jorge Mendes, është gati të bëjë një ofertë prej 50 milionë eurosh. Agjenti i fuqishëm portugez ka raporte të shkëlqyera me klubin anglez; në këtë sesion të merkatos ai Mendes arriti të transferojë në Birmingham Garnachon dhe Joao Gomes dhe Rafael Leao mund të jetë futbollisti i radhës që mund të vihet nën urdhrat e Unai Emery
Top Channel