Derbi vëllazëror i Lojërave Mesdhetare ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën
Rey Manaj rigjen golin në futbollin turk. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonisti absolut për skuadrën e Sivassporit në ndeshjen e Ligës së Parë me Manisan teksa shënoi një dygolësh.
Sulmuesi 29 vjeçar fillimisht shënoi në minutën e 17 të ndeshjes duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij dhe duke bërë që tifozët e Sivassporit të shpërthejnë në festë. Kaluan 20 minuta lojë dhe Manaj ndëshkoi sërish Manisën teksa me penallti shënoi golin e dytë të tij dhe të skuadrës, një gol që i dha avantazhin e përkohshëm 2-1 Sivassporit pasi më herët Manisa kishte barazuar me Sylla. Gjithsesi në fund këto gola të Manajt për të cilin ky ishte dygolëshi i tij i parë në këtë sezon, nuk e ndihmuan Sivassporit të marrë 3 pikët e kësaj sfide pasi ndeshja u mbyll me barazimin 2-2
VIDEO goli i parë i Manajt
VIDEO goli i dytë i Manajt
Top Channel