Napoli e ka bërë Gabriel Jesus objektivin kryesor të merkatos për të përforcuar repartin e sulmit në javën e fundit të këtij sesioni me Drejtorin Sportiv Giovanni Manna që vazhdon të jetë në kontakte me agjentin e futbollistit, Giovanni Branchini.

Për të realizuar këtë transferim të futbollistit që ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Arsenali(u la jashtë skuadre si për ndeshjen e Community Shield ashtu edhe në ndeshjen debutuese në kampionat), Napoli duhet që fillimisht të konkretizojë shitjen përfundimtare të ndonjë prej futbollistëve për të krijuar hapësirë në bilanc dhe për të ridimensionuar kufirin e pagave.

Përveç Folorunsho dhe Ngonge që ndiqen nga Monza, Cajuse dhe Lindstrom, mbetet për t’u vlerësuar pozicioni i një sërë elementësh të skuadrës si Noa Lang të cilin Napoli refuzon ta kalojë me huazim te Atalanta dhe Lorenzo Lucca që ka vullnetin që të vijojë aventurën e tij me fanelën e kaltër.

Top Channel