Lojërat Mesdhetare, boksi i dhuron medaljen e parë Kosovës falë Donjeta Sadikut
Islam Dudaev ishte protagonisti absolut i ditës së hënë për mundjen shqiptare. Mundësi që garon prej vitesh me ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto të Italisë teksa mundi në finalen e katëgorisë deri në 74 kg, Feti Vesejli
Pas triumfit të tij Dudaev u shpreh i lumtur për suksesin duke nënvizuar se tani sytë janë nga kampionati botëror i mundjes që do të mbahet në 24 tetor deri në 1 nëntor në Astana të Kazakistanit
‘Jam shume i lumtur, faleminderit për mbështetjen. Shqipëria është shtëpia ime tani. Faleminderit dy trajnerëve Leonard dhe Ermal. Faleminderit presidentit të Federatës Sahit Prizreni. Do të shihemi së shpejti në kampionatin botëror-u shpreh pas triumfit Dudaev për kanalet zyrtare të KOKSH.
View this post on Instagram
Top Channel