Në javën e parë të Serie A regjistrohet një tjetër fitore në transfertë. Lazio pushtoi Dall’Aran dhe mposhti Bolognan me rezultatin 1-0 duke marrë 3 pikët e para në kampionat dhe njeriu i ndeshjes për skuadrën e Gattusos u bë blerja e re e bardhekaltërve, Davide Frattesi.
Pjesa e parë ishte shumë e bllokuar ku asnjë prej skuadrave nuk donte të çbilancohej shumë. Lazio humbi Marusic për shkak dëmtimi pas vetëm 15 minutash lojë me Floriani Mussolini që hyri në vendin e tij në fushën e lojës. Në minutën e 30, Dia u shfaq përballë Skorupskit duke shënuar, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Në fillimin e pjesës së dytë Odgaard u shfaq i rrezikshëm, por Mandas shpëton portën e tij. Pak para minutës së 60 u regjistrua dhe episodi që ndryshoi ndeshjen, Davide Frattesi i sapoaktivizuar pas një kombinimi me Dian, e dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Lazios. Më pas historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe skuadra e Gennaro Gattusos mori 3 pikët e para në kampionat.
Top Channel