Spektakël dhe surpriza në Ligën e Kombeve, Danezët turpërojnë Portugalinë, llogaritë ndërlikohen për Kosovës pas fitores së Austrisë
Esteghlal në ndeshjen me Sepahanin shkroi një faqe të re të historisë në futbollin iranian. Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, ka kaluar kuotën e 1100 golave në total duke vendosur një rekord historik, pasi asnjë klub tjetër nuk ka shënuar më shumë.
Jasir Asani ka firmën e tij në këtë rekord të Esteghlalit, pasi ishte ai që e shënoi golin e 1100 për skuadrën e tij, kur zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e fundjavës.
Por jo vetëm kaq, Asani në sfidën me Sepahanin arriti në kufirin e 100 golave të shënuar në karrierën e tij me klube. Dhe në këtë pikë Esteghlali në rrjetet sociale i bëri një dedikim Asanit për shifrat e regjistruar prej tij dhe kontributin që po jep te Esteghlali ku ai është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të kësaj skuadre që po kryeson kampionatin iranian të futbollit
Postimi i klubit të Esteghlal
Një natë historike për Esteghlal dhe Jasirin, me diferencën e 1000 golave! Goli i minutës së 4-t të Jasir Asanit kundër Sepahanit nuk ishte vetëm fillimi i një fitoreje të madhe. Ky gol e çoi edhe Esteghlalin drejt një rekordi historik, ndërsa shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e yllit të skuadrës “blu”. Sipas faqes zyrtare të klubit Esteghlal, ndeshja mes Esteghlalit dhe Sepahanit në stadiumin “Shuhada-ye Shahr-e Qods” ishte një natë e paharrueshme për skuadrën “blu” dhe Jasir Asanin. Ylli i Esteghlalit arriti të shënonte vetëm katër minuta pas nisjes së ndeshjes, duke realizuar golin e parë të takimi. Një gol që hodhi bazat për fitoren e rëndësishme të Esteghlalit në një nga ndeshjet më të forta të sezonit. Megjithatë, rëndësia e këtij goli nuk kufizohet vetëm te tri pikët e ndeshjes. Gjuajtja e Jasir Asanit ishte goli i 1100-të i klubit Esteghlal në historinë e kampionatit. Ky është një rekord historik që e bëri skuadrën “blu” klubin e parë në historinë e kampionatit që arrin kuotën e 1100 golave të shënuar. Kjo natë e veçantë ishte e rëndësishme edhe për Jasir Asanin në aspektin personal. Sulmuesi i Esteghlalit, me golin ndaj Sepahanit, regjistroi golin e 100-të të karrierës së tij në futbollin e klubeve, duke e bërë emrin e tij edhe më të spikatur në një nga netët më historike të vitit për Esteghlalit. Fitorja në një ndeshje të rëndësishme dhe të ndjekur nga shumë tifozë, shënimi i golit të 1100-të të Esteghlalit në kampionat dhe arritja e Jasir Asanit në kuotën e 100 golave me klubet ishin tri ngjarje të rëndësishme që u realizuan në të njëjtin moment dhe me të njëjtën goditje’.
View this post on Instagram
Top Channel