Pasditja e kësaj të hëne ishte e mundjes shqiptare që fitoi dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare të Tarantos pas asaj të bronztë të Ardit Zenelit. Protagonistë u bënë pikërisht Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov që i sollën Shqipërisë një medalje të artë dhe një të argjendtë.

Islam Dudaev ishte ai që shkroi momentin historik për mundjen kuqezi teksa u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit në stilin e lirë në kategorinë deri në 74 kg. Dudaev që ka qenë dominues gjatë gjithë rrugëtimit të tij bëri të njëjtën gjë edhe në finalen me mundësin e Maqedonisë së Veriut Fati Vejseli duke e mposhtur 4-0 dhe Shqipëria fitoi kështu medaljen e parë të artë në këtë kompeticion.

Në podium u ngjit edhe Zelimkhan Abakarov që fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 65 kg, edhe ky në stilin e lirë. Në finalen e kësaj të hëne Abakarov u përball me turkun Ahmet Duman, por nuk ia doli dot mbanë që të kalojë kundërshtarin e tij që e fitoi këtë duel 4-2 dhe si pasojë edhe medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare 2026.

Top Channel