Derbi vëllazëror i Lojërave Mesdhetare ngjyroset kuqezi, Shqipëria mposht Kosovën
Një Romë mbresëlënëse mposht thellë 4-0 Fiorentinën dhe i dërgon një mesazh të qartë kampionatit: për garën e titullit kampion, verdhekuqtë janë plotësisht gati.
Për të udhëhequr skuadrën e Gasperinit menduan Dybala dhe Malen, autorë të një paraqitjeje fantastike: tre asiste nga argjentinasi dhe tre gola nga holandezi, i cili e nis sezonin e ri duke i dhënë vazhdimësi rrjetave të kampionatit të kaluar. “Pokeri” për Romën u vulos nga Pisilli në minutat e fundit të takimit.
Nga ana tjetër, paraqitje shumë e dobët për ekipin vjollcë. Mastantuono mbeti në hije, ndërsa mbrojtja la shumë për të dëshiruar dhe ishte lehtësisht e penetrueshme. Pellegrino mori pak topa dhe u shërbye keq, ndërkohë që Kean, i cili pritet të transferohet te Como, luajti vetëm një gjysmë ore pa lënë asnjë gjurmë.
Top Channel