Barcelona tërhiqet nga Luis Suarez, klauzola 80 milionë euro është shumë për katalanasit
Joao Cancelo duket gjithnjë e më pranë rikthimit te Barcelona. Mbrojtësi portugez, aktualisht pjesë e Al-Hilal, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet me shpinë, i veshur me fanellën e Barcelonës, ndërsa krahas saj ka vendosur edhe një ikonë të orës së rërës.
Mesazhi i Cancelo-s është interpretuar si një sinjal i qartë se rikthimi i tij në “Spotify Camp Nou” është vetëm çështje kohe.
Barcelona dhe Al-Hilal kanë arritur prej javësh një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit portugez për shumën e 10 milionë eurove, pavarësisht raportimeve të fundit nga mediat saudite se klubi kishte rritur kërkesat në 15 milionë euro.
Në orët e fundit është raportuar gjithashtu se Cancelo mund të kalojë te Barcelona si lojtar i lirë, në një marrëveshje që do të përfshinte edhe transferimin e Marc Casadó te Al-Hilal për një shumë më të ulët se 40 milionë eurot që Barcelona synonte të përfitonte nga mesfushori.

Cancelo nuk ishte pjesë e listës së Al-Hilal për ndeshjen e debutimit ndaj Al-Faisaly. Trajneri Simone Inzaghi u shpreh se portugezi vijon të stërvitet normalisht me skuadrën, ndërsa për të ardhmen e tij vendimi i takon drejtuesve të klubit.
Një tjetër faktor që mund të përshpejtojë largimin e Cancelo-s është numri i të huajve te Al-Hilal. Klubi saudit aktualisht ka 13 lojtarë të huaj në skuadër, ndërsa rregullorja lejon regjistrimin e vetëm 10 prej tyre.
Cancelo kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Barcelona dhe paraqitjet e tij bindën trajnerin Hansi Flick dhe drejtuesit katalanas për të tentuar një transferim të përhershëm.
Marrëveshja personale mes Barcelonës dhe Cancelo-s raportohet se është arritur tashmë. Tashmë mbetet vetëm finalizimi i marrëveshjes me Al-Hilal, ndërsa postimi i fundit i portugezit ka shtuar bindjen se rikthimi i tij në Barcelonë është shumë pranë.
Top Channel