Zyrtare/ Djed Spence është zikaltër, nënshkruan me Interin deri në 2031: Një klub i madh, jam krenar që jam këtu

15/08/2026 21:42

Djed Spence është zyrtarisht futbollist i Interit. Futbollisti anglez transferohet te klubi zikaltër nga Tottenham përfundimisht me 26 vjeçarin që ka nënshkruar një një kontratë deri në vitin 2031.

Operacioni për Spence u krye për vlerën e 30 milionë eurove plus 2 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve, ndërsa Spance do të ketë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Futbollisti pas mbylljes së të gjitha procedurave të rastit bëri deklaratën e tij të parë si futbollist i Interit.

Ky është një klub i madh dhe një hap i madh për mua dhe familjen time, jam krenar që jam këtu, sikur të kem shkuar në hënë-tha Djed Spence-jam gati për të filluar gjithçka

Spenca ka luajtur edhe më parë në San Siro, por si kundërshtar.

‘Kujtoj që ka qenë një moment i bukur, shumë legjenda kanë luajtur aty-vijoi Spence-kujtoj se ishte diçka e bukur dhe jam i kënaqur që kthehem si futbollist i Interit. Aftësia ime mbrojtëse është karakteristika ime më e mirë, ashtu sikurse dhe cilësia në udhëheqjen e topit. Dëshiroj të shënoj më shumë gola dhe të jap më shumë asist, nëse ja dal mbanë do të jem një futbollist i shkëlqyer. Nuk kam folur ende me ndonjë nga shokët e mi të skuadrës, por është e vërtetë që kam qenë me Lautaro Martinez te Genoa përpara dy vitesh dhe me Stones në Botëror, që në ditët e kaluara më dërguan mesazhe; mezi pres t’i takoj dhe të nis punën. Çfarë iu them tifozëve? Forca Inter’.

Top Channel