Interi e mbylli me fitoren në miqësoren ndaj Betis fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri të futbollit italian që nis javën e ardhshme.

Në Bari skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu iu imponua skuadrës andaluziane me rezultatin 1-0 ku ai që u bë protagonist ishte pikërisht John Stones që debutonte me fanellën zikaltër. Futbollisti anglez shfrytëzoi në maksimum një spondë me kokë të Pavard dhe me një gjuajtje me të djathtën e dërgoi topin në rrjetë. 

Interi ishte superior ndaj spanjollëve gjatë gjithë ndeshjes por nuk mundën të shfrytëzonin rastet e krijuara, kjo deri në momentin kur në fushën e lojës hyri Dimarco që i ndryshoi gjërat në fushën e lojës sepse ngan këmbët e tij u krijuan shanset më të pastra të shënimit. Goditja e dënimit nga ku Pavard bëri spondën për Stones, ishte pikërisht i tij. Në fund sfida u mbyll 1-0 për Interin për të cilin kjo ndeshje ishte një test i mirë dhe tani është gati për përballjen me Monzan ku është e ndaluar të gabojë.

Top Channel