La Liga ngriti siparin/ Me Balliun në formacion, por jo me Kumbullën, Rayo Vallecano e nis me disfatë sezonin e ri
Barcelona nuk do të aktivizojë klauzolën e largimit prej 80 milionë eurosh për Luis Suárez, pasi klubi katalanas e konsideron shumë të lartë shumën për sulmuesin kolumbian.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barcelona nuk është e gatshme të paguajë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e Suárez, ndërsa Sporting nuk ka ndërmend të bëjë ulje në çmimin e vendosur për lojtarin.
Klubi portugez pret që sulmuesi kolumbian të vijojë të qëndrojë në skuadër, duke e bërë të vështirë një transferim te Barcelona në këto kushte.
Për momentin, diferenca financiare mes palëve mbetet pengesa kryesore për një marrëveshje, ndërsa Barcelona duhet të vendosë nëse do të ndryshojë strategji apo do të largohet nga gara për Suárez.
Top Channel