Juventus i zgjidh më në fund dilemat përsa i përket portës. Do të jetë Guglielmo Vicario ai që do të jetë gardiani i Zonjës së Vjetër për sezonin e ardhshëm.

Pas tentativës së bërë në pasditen e kësaj të diele për Emiliano Martinez, drejtuesit e klubit torinez vendosën që të ndryshonin drejtim dhe të orientoheshin tek portieri i Tottenhamit me të cilin ka arritur marrëveshjen.

Në këtë pikë bardhezinjtë nisën bisedimet edhe me klubin londinez të cilat kanë avancuar shumë dhe gjithçka pritet të mbyllet shumë shpejt.

Në orët e pasdites Juventusi bëri një tentativë tjetër për Emiliano Martinez duke parë edhe marrëveshjen e arritur nga Aston Villa për Zion Suzuki. Oferta e bërë nga torinezët, e konfirmuar edhe në median britanike ishte 10 milionë euro(7 milionë si vlerë fikse dhe 3 milionë euro bonuse), një shifër që ishte shumë pranë pretendimeve nga Villans. Por kjo ofertë nuk goditi në shenjë dhe kështu Juventusi hodhi sytë nga Vicario me Carnevali, Massara dhe Ottolini që iu futën punës për të siguruar shërbimin e portierit të Hotspurs që është gati të kthehet në Itali.

Top Channel