Interi, ‘në duart’ e Luis Henrique, largimi i brazilianit mund të sjellë Jones dhe jo vetëm…
Inter Miamit i duhej një triumf në ndeshjen ndaj Nashville për të marrë kryesimin në Konferencën e Lindjes në Major League Soccer në SHBA, por në këtë ndeshje ndodhi krejtësisht e kundërta. Ishte Nashville skuadra që mori 3 pikët duke e fituar këtë ndeshje, madje me rezultat të thellë 4-1 dhe tani është 5 pikë para rivalëve të tij.
Nashville mori avantazhin në minutën e 17 me Najar, por Inter Miami reagoi dhe shumë shpejt pati në dispozicion shansin e artë për të barazuar teksa fitoi një 11 metërsh. Lionel Messi ekzekutoi penalltinë, por Schëake e priti gjuajtjen e tij me argjentinasin që nuk pati mundësi t’i dedikojë një gol babait të tij që u nda nga jeta përpara një jave. Skuadra nga Florida këmbënguli dhe barazoi me Segovia pas një asisti të Messit.
Në pjesën e dytë, Nashville ishte dominues teksa shënoi 2 herë me Mukhtar dhe me Surridge në harkun e vetëm 15 minutave për të çuar rezultatin në 4-1 me Inter Miamin që në këtë mënyrë pësoi humbjen e tretë radhazi. Për më tepër, Messi u ndëshkua edhe me karton të verdhë sepse protestoi për një prej golave të skuadrës kundërshtare për shkak të një faulli që iu shkaktua në hyrje të zonës, ndërsa në çastet e fundit të sfidës, Messi iu afrua golit por u ndal dy herë nga shtylla, ndërkohë që iu anulua edhe një gol.
Leo erró el penal y luego cobró invasión de Reguilon.
Sigue 1-0. pic.twitter.com/0LlV0Tuw0P
— Pase Clave 🤌🏻 (@Paseclave_) August 16, 2026
Top Channel