John Stones, çfarë debutimi, hyn në fushë e shënon, Inter fiton miqësoren me Betis
Ferran Torres tashmë është futbollist i Paris Saint Germainit. Sulmuesi valencian pas transferimit në kryeqytetin francez, iu drejtua rrjeteve sociale për të dhënë përshëndetjen e fundit ndaj Barcelonës dhe tifozëve të saj përmes një videomesazhi.
Ishte një video me momentet e tij më të mira te skuadra katalanase dhe me zërin e tij në sfond teksa fliste.
‘Gjëja e parë që dua të them është se ju falenderoj për gjithçka-thotë Ferran Torres-mbrojtja e këtyre ngjyrave ka qenë një krenari. Ajo që kam përjetuar në këto 4 vjet e gjysmë te Barcelona, më ka bërë një futbollist më të mirë dhe një njeri më të mirë’.
Ferran Torres e vijonte më tej mesazhin teksa e përkufizoi Barcelonën si shtëpinë e tij.
‘Gjatë kësaj kohe, Barcelona ishte shtëpia ime. Erdha duke premtuar se do të jepja gjithçka, kam punuar për këtë, gjithnjë me objektivin për të ndihmuar skuadrën, për ta çuar Barcelonën aty ku e meritonte, në nivelin më të lartë-vijonte mesazhin e tij Ferran Torres- në këtë klub lë miq brenda dhe jashtë fushës së lojës dhe shumë njerez që na kanë bërë më të mirë të gjithëvve. Së bashku u shpallëm kampionë me Barcelonën dhe po ashtu shumë nga ne janë kampionë me kombëtaren. Faleminderit dhe Forca Barcelona!’
Top Channel