La Liga ngriti siparin/ Me Balliun në formacion, por jo me Kumbullën, Rayo Vallecano e nis me disfatë sezonin e ri

15/08/2026 23:53

Rayo Vallecano e Ivan Balliut dhe Marash Kumbullës nuk e nisi siç duhet sezonin e ri në La Liga. Skuadra madrilene u mposht në Sanchez Pizjuan nga Sevilla me rezultatin 2-1 me përmbysje në rezultat në një sfidë ku i pati të gjitha. Ivan Balliu ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që Kumbulla që vetëm përpara pak javës u transferua në Vallecas nuk ishte i grumbulluar.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ngushtë 1-0 të Rayo Vallecanos. Skuadra madrilene e nisi mjaft mirë sfidësn duke shënuar brenda 5 minutave të para me Alvaro Garcia që përfitoi nga një gafë e futbollistit të Sevillas, Sangante. Rayo ishte superior në fushë deri në minutën e 30 kur Isi Palazon shënoi një gol por që u anulua për faull të këtij të fundit. Por episodi që do të diskutohet më shumë është ai i një penalltie të akorduar për Sevillan për faull të portierit Batalla ndaj Isaac Romero, por episodi u verifikua në VAR dhe arbitri Burgos e anuloi 11 metërshin dhe kështu skuadrat shkuan në pushim të ndeshjes me rezultatin 1-0 për Rayo Vallecano.

Në fillimin e pjesës së dytë, Sevilla fitoi një tjetër 11 metërsh për faull të Alvaro Garcia ndaj Sierra dhe këtë radhë penalltia u konfirmua. Guridi e ekzekutoi penalltinë dhe u tregua i saktë duke barazuar shifrat në 1-1. Në minutat e fundit Sevilla mbeti me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Kike Salas për një faull ndaj De Frutos e megjithatë skuadra andaluziane fitoi një tjetër penallti për një faull te Lejeune ndaj Ure. Këtë radhë ai që e mori përsipër ta ekzekutojë atë ishte Peque që u tregua i saktë duke i dhënë avantazhin 2-1 Sevillas ndërkohë që nuk munguan as momentet e nervozizmit në momentet e fundit të sfidës ku ishte pikërisht Sevilla ajo që mori 3 pikët e para në këtë sezon të ri të La Liga, ndërsa Rayo u largua me keqardhjen që shpërdoroi avantazhin e krijuar.

Top Channel