Tragjedi në çiklizëm/ Humbet jetën pas një aksidenti të rëndë 19 vjeçari Finlay Tarling gjatë një gare në Portugali
Lajmi i ditës në turneun Masters të Cincinnatit në tenis u bë eliminimi i Novak Djokovic që në raundin e parë të kompeticionit. Tenisti serb u mposht nga Thiago Tirante, nr.50 i botës me rezultatin 2-1 me sete 6-2; 4-6; 4-6 në 2 orë e 44 minuta lojë.
Një disfatë kjo e nr.5 botës që u diskutua më shumë për gjendjen shëndetësore të 39 vjeçarit. Djokovic nuk u shfaq aspak në formë; volli dhe gjatë ndeshjes u pa disa herë të ulet në gjunjë teksa vuante kushtet e motit. Ai që shpjegoi atë çfarë ndodhi ishte vetë tenisti që bëri një deklaratë që shkaktoi shumë zhurmë.
‘Prej kohësh kam një problem shëndetësor-tregoi Djokovic-po më shqetëson këto vitet e fundit. Kam shumë probleme sidomos kur ka shumë lagështi dhe bën shumë nxehtë. E dija që këto kushte do të më penalizonin, por ka edhe gjëra të tjera; nervozizmi dhe gjithçka që sjell një ndeshje si kjo. E gjithë kjo e përkeqëson akoma më shumë situatën. Nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë e fundit. A do të kthehem në Cincinnati? Shpresoj, por duke menduar objektivisht, ka pak gjasa që kjo të ndodhë. Të shohim se çfarë rezervon e ardhmja’.
Top Channel