Kupa e Shqipërisë/ Ja klasa arbitrare që do të gjykojë finalen mes Egnatias dhe Dinamos
Dinamo dhe Egnatia përballen sot në finalen e Kupës së Shqipërisë, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.
Të dyja skuadrat e shohin këtë ndeshje si një test të rëndësishëm përpara pjesëmarrjes në Final Four. Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tretë, ndërsa Dinamo u rendit e katërta.
Gjatë këtij sezoni, bilanci mes dy ekipeve është mjaft i ekuilibruar. Dinamo ka fituar dy ndeshje, përfshirë edhe një sukses në Superkupë, ndërsa Egnatia ka triumfuar po në dy përballje, me një tjetër ndeshje në kampionat që është mbyllur në barazim. Numri i golave të shënuar në këto sfida tregon për një duel të hapur dhe me pritshmëri të larta edhe në finalen e sotme.
Trajnerët Ilir Daja dhe Nevil Dede kanë përcaktuar tashmë formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Rezultati Live:
DINAMO 2-0 EGNATIA
Malomo 23′, Bregu 29′
Ngjarjet Kryesore:
74’ Gjen golin edhe Egnatia, por Jorgji vërshëllen para gjuajtjes së Adjesa, duke akorduar faull në favor të bluve mes protestave të rrogozhinasve.
73’ Vila gjen rrugën e rrjetës dhe feston duke hequr fanellën, goli anulohet për pozicion jashtë loje por sulmuesi ndëshkohet me të verdhë.
51’ Vonesat në ekzekutimin e një goditje këndi sjellin karton të verdhë për Malomon dhe ai është i dyti për lojtarin e bluve, i cili duhet të dalë me të kuq.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
29′ GOOOL DINAMO 2-0/ Bregu lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila përfundon në rrjetë.
23′ GOOOL DINAMO 1-0/ Një aksion i rrjedhshëm i bluve me Nani nga e djathta i cili pason në qendër ku Malomo gjuan në ecje e sipër dhe shënon golin e avantazhit.
14′ Guindo gjen një top në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
10′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Teqja i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kiri.
9′ Karton i Kuq për Bakayokon! Pas rishikimit me VAR, Enea Jorgji ndryshon ngjyrën e kartonit për sulmuesin e rrogozhinasve. Egnatia me 10 lojtarë!
6′ Bakayoko përplaset me Teqjan, me portierin e Dinamos që pëson dëmtim të rëndë dhe largohet me barelë nga fusha.
1’ Starton ndeshja në “Air Albania”!
Formacionet Zyrtare:
DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani
Trajner: Ilir Daja
EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese
Trajner: Nevil Dede
Top Channel